INSTAT: Vëllimi i tregëtisë me pakicë u rrit 6.4% krahasuar me vjet

Në tremujorin e tretë 2014, indeksi i vëllimit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 6,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njoftoi sot INSTAT-i. Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i vëllimit të shitjeve është rritur 10,1 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, duke dhënë në këtë tremujor dhe kontributin më të madh në indeksin e vëllimit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Indeksi i vëllimit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 5,0 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në tremujorin e tretë 2014, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i vëllimit të shitjeve është rritur 9,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, dhe 13,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Re.Pu.
Add new comment