Arkiv-Lajme
Zbulohet tri letra të shkruara në shqip, nga letërkëmbimi personal i Nënë Terezës
Nga media të ndryshme është thënë së Nënë Tereza nuk dinte të shkruante gjuhën shqipe. Por e vërteta është ndryshe! “Zëri.info” thotë se Albert Ramaj, gjatë kërkimeve nëpër arkiva të ndryshme të vendeve të Evropës zbulon tri letra të nobelistës shqiptare Nënë Tereza në gjuhën shqipe. Këto letra ajo i kishte dërguar të vëllait të saj Lazerit, gjatë viteve 1975-79, bën të ditur “Zëri.info”. Letrat janë shkruar në dialektin gegë dhe mund të lexohen rrjedhshëm.
Përmbatja e letërkëmbimeve të Nënë Terezës:
Taulant Balla i përgjigjet thirrjes. Mesazhi i tij për Librazhdin projektohet në ballinën e kryeministrisë
Nga të parët që i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Rama për të dërguar mesazhe që do të publikoheshin në ballinën e kryeministrisë, fondet e të cilave do të shkojnë për bamirësi ka qenë deputeti socialist Taulant Balla. Duke qenë se numri i telefonit celular nuk publikohet përbri mesazhit, deputeti socialist i ka përcjellë urimet të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti qytetit të tij të lindjes, duke shënuar emrin poshtë mesazhit.
“Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve! Gëzuar 2015 Librazhdit Tim! Taulant Balla”.
l.m
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër i shqetësuar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë nga ISIS
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ka reaguar pas lajmit se vëlla e motër nga Winterthuri supozohet se u janë bashkëngjitur radhëve të organizatës terroriste të ISIS. Në një deklaratë mbi këtë çështje ata kanë kërkuar angazhimin e institucioneve shtëtërore për rikthimin e dy të rinjve shqiptarë dhe kanë shprehur distancimin nga organizatat dhe ideologjitë ekstremiste.
Ja deklarata e plotë:
Euralius propozon krijimin e një gjykate disipline për sjelljen e gjyqtarëve dhe anëtarëve të KLD-së
“Top-Channel” informon sot për një raport që misioni “Euralius4” ka përpiluar për reformën në drejtësi. Bëhet fjalë për sugjerime të ekspertëve, që nëse do të zbatohen nga institucionet shqiptare, mund të sjellin ndryshime. Kështu siç thotë raporti, sugjerohet krijimi i një gjykate disipline që të kontrollojë sjelljet e gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po kështu, në raportin që u është vënë në dispozicion institucioneve shqiptare, propozohet edhe sqarimi me ligj i togfjalëshit “gjyqi shtyhet për shkaqe të arsyeshme”.
Aktori Petroviç: “Duhet të kuptojmë se Jugosllavia nuk kthehet më. Dikur Serbia nuk ishte kaq e keqe sa është sot”
Aktori dhe regjisori serb, Çedomir Petroviç, boton një opinion të cilin e titullon: “Falemnderit Kosovë”. Petroviç është ndër ata serbë që kanë bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe në këtë opinion të vetin, që botohet nga “Telegrafi”, i referohet atyre që mund të quhen kujtime të mira të ish-Jugosllavisë; sportit sidomos, ku siç thotë ai, Kosova ka nxjerrë shumë mjeshtra. “Dikur, Serbia nuk ishte kaq e keqe sa është sot. Ajo ka qenë shumë më e mirë. Ne serbët i dashuronim sportet kur ishim në vegjël dhe të rinj.
Një (anti) kartolinë për qeverisjen në “Facebook”: “Faleminderit z. Kryeministër”
Kryeministri ka uruar Krishtlindjet me një kartolinë në profilin e vet në “Facebook”. Një urim për të cilin do të duhet të merrte mbrapa vetëm urime, sepse kështu e do festa. Mirëpo nuk kanë munguar kritikat. Është fund viti dhe çdokush po mendon për gjendjen ku ndodhet, për pritmëritë, zhgënjimet dhe të ardhmen e afërt. Po veçojmë një përgjigje që i vjen kryeministrit nga A.Sh. meqenëse aty renditen bruto pakënaqësitë ndaj masave të qeverisë.
Fjalorët turqisht në çdo familje të Shkupit..! Ja si i përgjigjet deputeti kosovar kryeministrit turk
Deklaratave të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu në Shkup se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Bosnja i është kundërpërgjigjur deputeti kosovar, Rrustem Mustafa,i cili në një postim në fejsbuk ka komentuar se pavarësisht ndihmës së Turqisë, shqiptarët janë të orientuar nga qytetërimi evropian.
Ali Ahmeti kërkon që për emrin e Maqedonisë të jenë dakord edhe shqiptarët
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti tha në fjalimin e fundvitit se në negociatat për emrin e ri të Maqedonisë duhet të përfshihen edhe shqiptarët, pasi asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa dakordësinë e tyre.
713 milionë lekët e vjedhura në BSH mund të kenë dalë jashtë vendit. “VP” informon se disa prej të akuzuarve kanë bërë transferta
“Vizion Plus” raporton se prokuroria ka hapur një tjetër piatë lidhur me çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Konkretisht, mendohet se 713 milionë lekët e vjedhura të jenë transferuar jashtë vendit dhe kjo gjë është konstatuar pasi është zbuluar se disa prej të pandehurve kanë bërë transferta të mëdha. “Prokuroria kërkoi fillimisht nga shoqëritë e transferimit te parave nëse disa prej te akuzuarve kishin kryer transferta. Dhe nga kompanitë, erdhën përgjigje pozitive për disa prej tyre. Por që të jepen të dhëna të sakta duhet urdhër sekuestro nga prokuroria.
Presidenti uron Krishtlindjet dhe madje lutet që viti 2015 të sjellë një kardinal shqiptar
Presidenti i Republikës ka uruar sot qytetarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve. Madje Bujar Nishani ka drejtuar edhe një lutje përmes së cilës shpreson që viti që vjen nga Shqipëria të kemi një kardinal. “Uroj që viti që vjen të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarë, dhe do të drejtoj një lutje që besoj do t’i bashkohen të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, që vitin që vjen të kemi një kardinal shqiptar. Gëzuar dhe Krishtlindje të bukura për të gjithë”, u shpreh Nishani.
s.z