Euralius propozon krijimin e një gjykate disipline për sjelljen e gjyqtarëve dhe anëtarëve të KLD-së

“Top-Channel” informon sot për një raport që misioni “Euralius4” ka përpiluar për reformën në drejtësi. Bëhet fjalë për sugjerime të ekspertëve, që nëse do të zbatohen nga institucionet shqiptare, mund të sjellin ndryshime. Kështu siç thotë raporti, sugjerohet krijimi i një gjykate disipline që të kontrollojë sjelljet e gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po kështu, në raportin që u është vënë në dispozicion institucioneve shqiptare, propozohet edhe sqarimi me ligj i togfjalëshit “gjyqi shtyhet për shkaqe të arsyeshme”. Për Byronë Kombëtare të Hetimit mbetet ende për t’u sqaruar roli i Prokurorisë etj..
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=290276#k4
s.z
Add new comment