Arkiv-Lajme
The Washington Post: Koreja e Veriut fyen Obamën duke e cilësuar “majmun”. Sebepi, filmi “Intervista”
Koreja e Veriut ka shkaktuar shumë zemërim në opinionin publik ndërkombëtar, pasi e quajti Presidentin amerikan, Barack Obama “një majmun në një pyll tropikal”. Koreja e Veriut e akuzon SHBA se ka orkestruar rënien e internetit në këtë vend. Shteti diktatorial publikoi një deklaratë këtë mëngjes, duke theksuar se Amerika është përgjegjëse për sulmin ndaj internetit të saj. Kjo përplasje vjen pas sulmit kibernetik mbi kompaninë Sony për shkak të filmit “Intervista”. Ky film flet për vrasjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
l.v
Qeveria nis përgatitjen e listave për zgjedhjet lokale të 2015. Në 14 janar do të printohen listat e para të votuesve
Qeveria ka nisur procesin e përgatitjes së listës së votuesve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Në datën 14 janar do të printohen listat e para të votuesve, për të kaluar më pas në formatin online të Ministrisë së Brendshme. “Panorama” shkruan se sipas udhëzimit të ministrisë së Brendshme, “kufijtë e zonave të qendrave të votimit janë ato të zgjedhjeve të fundit”,që u përkasin votimeve të 23 qershorit 2013.
"La Stampa"/ I ftohti polar zbret në Evropën mesdhetare. Përgjatë fundvitit temperaturat disa gradë nën zero
Më në fund dimër. I ftohti polar vë në rregull stinët. Pas shumë vitesh dhjetori rikthen sërish borën dhe thyen temperaturat mesdhetare. “La Stampa” thotë se ditët e fundit të vitit 2014 do të jenë të ftohta dhe me akull. Sipas gazetës italiane, Europa do të përfshihet në fundviti nga temperatura që do të shkojnë disa gradë nën zero. I njëjti i ftohtë tanimë ka përfshirë dhe Shqipërinë. Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.
Edita Tahiri: Serbia ta harrojë BE-në pa e njohur Kosovën
Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën. Asociacioni I komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. “Epoka e re” në kryeartikullin e botuar sot shkruan se Ministrja e shtetit, Edita Tahiri është shprehur: Serbia duhet ta harrojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh shtetin e Kosovës. Sipas “Epoka e re” ajo ka bërë të qartë se fqinjësia e mirë e Serbisë me Kosovën është kusht për integrime evropiane. Tahiri ka kërkuar nga Beogradi ta lexojë drejt parimin e fqinjësisë, pasi një gjë të tillë janë duke e kërkuar vendet anëtare të BE-së.
Arvizu takim publik me Olta Gixharin te “Zonë e lirë”. Ambasadori jep përshtypjet e fundit për politikanët. Rama udhëheqës shumë i mirë, Basha yll që pulson
Pak ditë pas deklaratës së ambasadorit Aleksander Arvizu në emisionin “Top Story” se ndjente keqardhje që nuk kishte takuar aktoren Olta Gixhari, këtë dëshirë të tij i’a ka mundësuar Arjan Çani. Në emisionin e sotëm “Zonë e Lirë” Çani kishte të ftuar në fillim Gixharin e cila u pasua nga ambasadori Arvizu. E pyetur se cila do të ishte fjala e fundit që do ti thoshte ambasadorit, Gixhari u përgjigj: “Kthehu”. Çani i dha mundësinë asaj që të takohej me diplomatin amerikan në Tiranë, përpara se ai të përfundojë mandatin dhe të largohet nga Shqipëria.
Ndahet nga jeta Veli Rada, “Mjeshtri i Madh” i humorit
“Balkanweb” njofton se për shkak të një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare mjeshtri i madh i humorit, i mirënjohuri Veli Rada. Ai ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i nderuar dhe vlerësuar me shumë tituj. Në vitin 2013 ai u nderua nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”. Veli Rada njihet si aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ku aderoi 35 vjet dhe si komentator sportiv.
Polemika, Vehbiu flet në “Krasta Show”: “Lettere Internazionale” ka sqaruar çdo gjë. Në Shqipëri ka një shtresë që përmes veprës së Kadaresë synon hegjemoninë kulturore”
Ardian Vehbiu ka sqaruar në “Krasta Show” edhe njëherë çështjen e krijuar nga një publikim në revistën italiane “Lettere Internazionale”, ku ndryshimi i një pasazhi nga eseja e përkthyer e Vehbiut, ka çuar në sulme ndaj tij, që janë rrekur të implikojnë si argument të vetëkuptueshëm plus, “armiqësinë” e Vehbiut ndaj Ismail Kadaresë. “Kjo është një çështje banale të cilën revista italiane e sqaroi publikisht në një faqe të aksesueshme nga të gjithë dhe kjo gjë nuk ka të bëjë as me mua dhe as me Kadarenë”, tha Vehbiu.
Kallëzohet penalisht për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo
Baftjar Zeqo, kryebashkiaku socialist i Fierit është kallëzuar penalisht nga prokuroria për shpërdorim detyre. Ai akuzohet bashkë me 6 zyrtarë të tjerë dhe çështja ka nisur pas kallëzimit të 15 shtetasve që kanë aplikuar pranë Bashkisë së Fierit për t’u trajtuar me banesa sociale. Zeqos i është ndaluar largimi jashtë shtetit. Kjo çështje hapet në prag të zgjedhjeve të reja lokale dhe e vendos kryebashkiakun e Fierit në një pozitë jo të favorshme, gjithnjë nëse do të mendohej për një rikandidim.
s.z
Mal i Zi/ Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur
“A1 Report” njofton se një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 mes Tivarit dhe Ulqini ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. 6 prej tyre ndodhen ne gjendje të rendë.
Ish-komandant Avdil Jakupi i mbiquajturi ‘Çakalla’ akuzon: Ali Ahmeti e ka shitur luftën e 2001-shit
Gazeta “Lajmi” shkruan se fjalimi i fundit i Ali Ahmetit brenda qarqeve intelektuale është vlerësuar si fjalimi më tragjiko-komik që është dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë politikan shqiptar. Sipas “Lajmit” Ahmeti ka thënë se, nëse nuk drejtohemi drejt NATO-s afër është Ukraina. Edhe pse disa e interpretojnë si presion ndaj Gruevskit, kështu nuk mendojnë ish komandantët e 2001. “Lajmi” thotë se ky fjalim i liderit të BDI-së ka revoltuar edhe shumë ish komandantë të 2001-shit. Sipas tyre, Ali Ahmeti e ka shitur luftën, tani ka bërë pare. “S’e besojë se Aliu del në luftë.