Mal i Zi/ Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 13:40

“A1 Report” njofton se një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 mes Tivarit dhe Ulqini ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. 6 prej tyre ndodhen ne gjendje të rendë. Sipas informacioneve të sigurta që disponon “Shqiptarja.com”, në autobusin me targa AA 58 1 JX udhëtonin 53 persona, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët mendohet të kenë vizituar Dubrovnikun (Kroaci) për festat e fundvitit (Krishtlindje) dhe ishin duke u kthyer për në Shqipëri.  30 prej shqiptareve janë nxjerre nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banoret e zonës. Të lënduarit lehtë janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit më rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

l.v

 

http://shqiptarja.com/home/1/mal-i-zi-autobusi-me-shqiptar--bie-n--humner--vdes-nj--f-mij--262389.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.