"La Stampa"/ I ftohti polar zbret në Evropën mesdhetare. Përgjatë fundvitit temperaturat disa gradë nën zero

Më në fund dimër. I ftohti polar vë në rregull stinët. Pas shumë vitesh dhjetori rikthen sërish borën dhe thyen temperaturat mesdhetare. “La Stampa” thotë se ditët e fundit të vitit 2014 do të jenë të ftohta dhe me akull. Sipas gazetës italiane, Europa do të përfshihet në fundviti nga temperatura që do të shkojnë disa gradë nën zero. I njëjti i ftohtë tanimë ka përfshirë dhe Shqipërinë. Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Dëbora ka arritur deri në 10 centimetra në aksin Rrëshen-Kalimash, në afërsi të tunelit, duke vështirësuar lëvizjen e makinave. Kosova gjithashtu është mbuluar nga dëbora, ndërsa meteorologët parashikojnë reshje të tjera këtë fundjavë dhe javën e ardhshme. Policia e Kosovës bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore dhe u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes.
l.v
Add new comment