Edita Tahiri: Serbia ta harrojë BE-në pa e njohur Kosovën

Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën. Asociacioni I komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. “Epoka e re” në kryeartikullin e botuar sot shkruan se Ministrja e shtetit, Edita Tahiri është shprehur: Serbia duhet ta harrojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh shtetin e Kosovës. Sipas “Epoka e re” ajo ka bërë të qartë se fqinjësia e mirë e Serbisë me Kosovën është kusht për integrime evropiane. Tahiri ka kërkuar nga Beogradi ta lexojë drejt parimin e fqinjësisë, pasi një gjë të tillë janë duke e kërkuar vendet anëtare të BE-së. Ndërkaq duke folur rreth dialogut, i cili do të rinisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Tahiri ka bërë me dije se në Bruksel do të diskutohet edhe për statusin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili sipas saj nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Në këtë kontekst, Tahiri e ka quajtur iluzionist Jabllanoviqin, i cili ka deklaruar se ky asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive.
l.v
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=56941&Ctype=1
Add new comment