Ndahet nga jeta Veli Rada, “Mjeshtri i Madh” i humorit

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 00:50

“Balkanweb” njofton se për shkak të një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare mjeshtri i madh i humorit, i mirënjohuri Veli Rada.  Ai ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i nderuar dhe vlerësuar me shumë tituj. Në vitin 2013 ai u nderua nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”. Veli Rada njihet si aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ku aderoi 35 vjet dhe si komentator sportiv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.