Polemika, Vehbiu flet në “Krasta Show”: “Lettere Internazionale” ka sqaruar çdo gjë. Në Shqipëri ka një shtresë që përmes veprës së Kadaresë synon hegjemoninë kulturore”

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 14:47

Ardian Vehbiu ka sqaruar në “Krasta Show” edhe njëherë çështjen e krijuar nga një publikim në revistën italiane “Lettere Internazionale”, ku ndryshimi i një pasazhi nga eseja e përkthyer e Vehbiut, ka çuar në sulme ndaj tij, që janë rrekur të implikojnë si argument të vetëkuptueshëm plus, “armiqësinë” e Vehbiut ndaj Ismail Kadaresë. “Kjo është një çështje banale të cilën revista italiane e sqaroi publikisht në një faqe të aksesueshme nga të gjithë dhe kjo gjë nuk ka të bëjë as me mua dhe as me Kadarenë”, tha Vehbiu. Më tej, për të mbetur te debati për veprën e Kadaresë, kritika ndaj së cilës(qëndrimeve të Kadaresë në fakt) tërheq gjithnjë një hiperkritikë ndaj atyre që marrin përsipër këtë punë, studiuesi Vehbiu ka nënvizuar një mendim të vetin, që po e veçojmë: “Unë jam përpjekur përherë t’u qëndroj larg teorive të komplotit, por vetëm këtë vit, gazeta “Panorama” ka publikuar 3 shkrime me sulme ad hominem ndaj meje, për çështje që lidhen me veprën e Kadaresë. Çfarë emri t’i vësh kësaj... Unë mendoj se ka një shtresë në Shqipëri që përmes veprës së Kadaresë dhe tij, kërkon të vendosë hegjemoninë kulturore”.
Vepra e Kadaresë karakterizohet nga disa nyje që implikojnë çështjet e identitetit historik të shqiptarëve, si përkatësia evropiane- nënkupto kristiane, posaçërisht katolike- Skënderbeu dhe antikomunizmi. Janë teza që përmes veprës së Kadaresë mbahen vetiu të amplifikuara si të vërteta të fundme, ndaj “edhe kjo shtresë”, që ka parasysh Vehbiu, shfaqet si apologjete e flaktë ndaj çdo kritike.
PS: Konkretisht për çështjen e krijuar së fundmi mund të lexoni këtu: http://respublica.al/artikuj/2014/12/24/polemika-mes-vehbiut...
s.z

Comments

Submitted by Kroi (not verified) on

Vehbiu foli kthjellet te ...por beteja me harbuterine dhe mosdeshiren per te bere gazetari ne shqiperi eshte beteje e humbur. E sidomos...ka nje kokefortesi te frikshme per te mos shkuar te e verteta...kjo me cdo kosto e pa asnje kusht

Submitted by Samir (not verified) on

Mendoj se Kadare duhej te konsultonte A. Vehbiun para publikimit te cdo libri! Kjo, pa medyshje, do ia rriste vlerat krijimeve te tij shume here jo ne linje me gjuhetarin gjianal.

Submitted by Anonim edhe ne 2015 (not verified) on

Kjo është një çështje banale të cilën revista italiane e sqaroi publikisht në një faqe të aksesueshme nga të gjithë dhe kjo gjë nuk ka të bëjë as me mua dhe as me Kadarenë”, tha Vehbiu.

Nje ceshtje banale? Pasi Vehbiu deklaroi ne kapakun e nje gazete se "e kurdisen te fliste kunder Kadarese? Se dikush kishte futur duart ne tekstin e tij (behej fjale per nje fjali te perkthyer gabim)? Pasi sygjeroi se kishte intrige e intrigante? Po kesaj cfare t'i thuash?

“Unë mendoj se ka një shtresë në Shqipëri që përmes veprës së Kadaresë dhe tij, kërkon të vendosë hegjemoninë kulturore" - tha Vehbiu

Vehbiu duhet te tregoje nje minimum respekti per degjuesin. Homogjeni kulturore pa pushtetin politik eshte e pamundur, z. Vehbiu. Dhe kete pushtet politik-kulturor e kane sot ne Shqiperi njerez qe jane miqte tuaj, ata qe japin ju edhe buke edhe cmime. Jane po te njejtet njerez qe i sherbejne edhe Kadarese. Nuk po flasim ketu per ushtare si minella, me te cilet ti nuk ngurron te nxjerresh briret. Po flasim per njerez si Pirro Misha e kompani (pa harruar Zeusin ne Olimp, Edi Ramen), me te cilet nuk ta mban te hysh neper debate, sepse ta kane blere heshtjen dhe servilizmin. Ne fakt, ti nuk do hyje ne debate, ne asnje lloj debati, as me Kadarene, nese ky do te ta perkedhelte pak vanitetin e do te te shkruante ndonje parathenie per te te blere edhe ty heshtjen dhe servilizmin. Dhe vjen e te flet pastaj per hegjemonitetin kulturor, a thua se ti po na perpiqesh per demokracine ne kulture, ti, adhuruesi dhe "luftetari" publik i hegjemonise dhe homogjenise.

Submitted by sokol_bashaj (not verified) on

Ka shume te drejte Vehbiu kur thote se me emra anonime shkruajne njerez te lidhur me profesionin qe digjen nga smira dhe xhelozia per statusin e Vehbiut. Ky individi ketu lart qe anonim (pra edhe pa vlere sa edhe pa emer) paska nje hidhesi te pasherueshme edhe nga anonimati. Prandaj Vehbiu ka te drejte. Le ta pranojme kete edhe pse si zakonisht nuk e kemi pare intervisten...

Submitted by Anonim edhe ne 2015 (not verified) on

Vehbiu eshte njeriu i fundit qe duhet te komentoje mbi anonimet: askush nuk ka abuzuar me anonimatin sa ai vete!

Sa per vleren time, ate e di une me mire se sa ty dhe me lejoni t'ju kujtoj qe ketu nuk po flitet per vleren time. Ketu po flitet per polemiken Vehbiu-Kadare dhe une kam komentuar pikerisht mbi hipokrizine e kesaj polemike, per hipokrizine e te dy individeve, vehbiu dhe kadare dhe vazhdoj t'i qendroj opinionit se kjo polemike eshte sa banale dhe e stisur aq edhe interesante, sepse na tregon sa per vete keta individe aq edhe per klasen intelektuale shqiptare.

Submitted by qerbela (not verified) on

ku i gjenden kembet Vehbiut per pseudonime  thone se edhe ne blogun e vet ka nja dy a tre  c'thote njeri kundershton tjetri

edhe ketu e ke nja dy here

eshte mjeshter

Submitted by Epiroti (not verified) on

Paskal Milo e ka cekur lukunine Kadareane disa vite me pare kur shkruante se: ''kur Kadare kerkon te ''kafshoje'' dike, leshon gjarperinjte e tij''. Dhe kjo eshte ushtria prej shtrigash e gjeneralit faqepetull Kadare.

Submitted by Sony (not verified) on

Narcisist ,qe perdor njemije pseudonime kur sulmohet,ky eshte Vehbiu.

Submitted by Aristoteli (not verified) on

Z.vehbiu duhet te na thote nje gje themelore: a nuk ndjehet genjeshtar mbas asaj qe tha se eshte sqaruar dhe ka gjetur mirekuptim te plote nga Kadareja. Ju more Vehbi edhe keni paturpesine te genjeni per te manipuluar publikun edhe beni viktimen. Paturpesia eshte arma me e forte e ketyre lloj studjuesish qe shikojne endrra me lavdi.

Submitted by Kroi (not verified) on

Askush nuk merret me thelbin. Libri i vehbiut eshte i botuar ne shqip dhe aty lexohet qarte cfare eshte thene. Perkthimi i tjeterpertjeter , I qellimshem ose jo, eshte nje fakt tjeter qe konfirmohet lehte duke lexuar revisten. Gjithe tymnaja dhe keqperdorjet dashakeqe te gazetes panorama, ne kete rast dhe ne shume te tjere, jane cfare duhet te na shqetesoje e te merremi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ke plotesisht te drejte, ajo cfare ka thene Vehbiu te libri i botuar ne shqip eshte ashtu sic eshte. Tani per ate shprehjen "dridhe Like" ke degjuar ti ndonje here? Dmth cfare ka thene Vehbiu ne librin shqip nuk verteton qe Vehbiu nuk ka bere ndryshimet perkatese para apo pas perkthimit italisht. Sigurisht, edhe dikush tjeter mund t'i kete bere ndryshimet, por kjo mesele nuk mund te zgjidhet me diskutime te tipit "e lagu, s'e lagu" pa iu vene gishti personit qe ka bere ndryshimin me emer e mbiemer. Kjo situate eshte pak a shume si ajo qe thote edhe Kadareja per librin e vet "Mjegullat e Tiranes" lidhur me kohen se kur eshte shkruar romani, dmth ai thote "egziston doreshkrimi origjinal dhe ekspertiza mund te provoje kur eshte shkruar", por nderkaq asnje ekspertize nuk eshte bere dhe mendoj se as ka per t'u bere. Pra Vehbiu lan duart duke thene: "Lexoni librin shqip", Kadareja thote "Beni ekspertizen e doreshkrimit", por asnjeri, e as tjetri duke thene keshtu nuk provojne dot tezen e tyre, vetem se shtojne nje "elagu, s'e lagu" me shume ne diskutimet e pafund dhe pabuke.

Submitted by Maks Lela (not verified) on

Trangullit thuaja 100 here se "Revista Lettere Internacionale ka pranuar qe teksti eshte modifikuar prej redaktoreve te saj dhe ka kerkuar ndjese, qe mund te lexhet ne faqen e saj te internetit" por prape eshte e kote qe te shpresosh se do ta kuptoje! Keshtu edhe ti or shoq!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Krahasimi me zarzavate nuk eshte dinjitoz edhe kur vjen prej vete zarzavateve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.