Arkiv-Lajme

Trageti përfshihet nga flakët në Korfuz. Rrezikohen edhe 22 shqiptarë. Autoritetet italiane e shqiptare në operacionin ekstrem të shpëtimit

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 06:07

Pasagjerë në bordin e një trageti për transport makinash dhe njerëzish, mes të cilëve edhe 22 shqiptarë, janë duke luftuar me flakët e zjarrit që përfshinë këtë traget prej mëngjesit të së dielës me t’u nisur nga brigjet greke me destinacion Italinë. Duke cituar agjenci të ndryshme lajmesh, Top Channel raporton se ata luten për ndihmë, ndërkohë që anijet e shpëtimit kanë hasur vështirësi të mëdha për t’iu afruar tragetit që po digjet, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të detit.

I arrestuari për vjedhjen e energjisë vetëvritet në burg. Reagon politika!

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 05:09

Një 52-vjeçar, i arrestuar përpara disa ditësh për shkak të abuzimeve me energjinë elektrike, është gjetur i vetëvarur paraditen e sotme në burgun e Rrogozhinës. Agjencia e lajmeve, “Balkanweb” raporton se  52-vjeçari Q. Zela, nga Lushnja, është vetëvarur me një shall në burg, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ai u arrestua nga policia pasi ishte pronar i një banese dykatëshe, të cilën e furnizonte me energji nga një matës i vetëm dhe rezultonte debitor.

Grillo: “Njeriu i vitit 2014” është “I ndershmi”, një specie e rrallë por ende e pranishme në vendin tonë!

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 03:10

“Njeriu i vitit” është “i ndershmi”, një specie e rrallë, por akoma e pranishme në vendin tonë.  Një zonjë ose zotëri që nuk korruptohet, që paguan taksat, që nuk parkon dyshe, që u mëson fëmijëve kënaqësinë që të jep ndershmëria” kështu shkruan në blogun e tij Beppe Grillo, drejtuesi i lëvizjes “5 yje” në Itali, duke iu referuar çmimeve dhe vlerësimeve të fundvitit që jepet nga shtete të ndryshme për personazhe që kanë lënë shenjë gjatë vitit 2014.

Ndryshon sërish formula, sa më i ri automjeti, aq më i shtrenjtë siguracioni

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 02:58

Kompanitë e sigurimit në vend kanë ndryshuar sërish formulën e sigurimit të automjeteve. Gazeta “Panorama” shkruan se do të zbatohet parimi se “sa më i ri të jetë automjeti, aq më i shtrenjtë do të jetë edhe siguracioni”. Sipas gazetës, kompanitë e sigurimit kanë rënë dakord për të ndryshuar primin e sigurimit, duke rikthyer këtë formulë që është përdorur më parë.

Djali i Menduh Thaçit zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i partisë shqiptare në Maqedoni. Reformatorët bëjnë krahasime me Korenë e Veriut

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 02:07

Partia shqiptare në Maqedoni e drejtuar nga Menduh Thaçi është përfshirë nga debate të brendshme rreth asaj që mund të cilësohet si trashëgimi biologjike e pushtetit politik. Portale si “Zhurnal”, “In Laj” etj. publikojnë një qëndrim të Lëvizjes për reforma në PDSH, e udhëhequr nga kryetari aktual i Strugës Zijadin Sela, sipas së cilës, djali i Menduh Thaçit është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i partisë.

Dështimet e Ministrisë së Kulturës...me kulturën

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 02:07

Leonard Veizi

 

Kultura nuk është nga pikat më të forta të qeverisë Rama, e padyshim edhe në platformën e Këshillit të Ministrave, ajo zë faqen e parafundit, ashtu si prodhimet mediatike, ku në faqet e parafundit të edicioneve informative apo gazetave të ditës rreshtohet gjithashtu... kultura.

Një foto sa njëmijë fjalë…

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 16:50

Lideri i Hamas-it, Haled Masal u prit me ovacione dhe thirrjen “Zoti është i Madh” në kongresin e Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi. Ai u fut në sallë I kapur dorë për dore me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu, duke mbajtur një fjalim emocionues dhe domethënës.

Deputeti socialist Alfred Peza shkruan(me tekst të pacituar, përgatitur nga ResPublica) se jemi 16 milionë shqiptarë

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 16:46

Alfred Peza shkruan në revistën “Java”, në rubrikën “Ditari i Antipolitikës” (me aq sa dimë rubrika në fjalë nuk ka natyrë humoristike)për numrin e shqiptarëve. “Jemi 16 milionë shqiptarë”, titullohet DITARI që natyrisht tërheq vëmendjen. Rubrika ndërtohet mbi konceptin e shënimeve të përditshme, përshtypje të deputetit në fjalë, që presupozohet se i shkruan përditë për t’i ekspozuar në revistë mandej të organizuara.

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në shkurt, ose në mars

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 16:03

Opozita do t’i rikthehet protestës, duke mbajtur si kartë kryesore ekonominë dhe problemet sociale që ajo prodhon. Genc Pollo, deputet i Partisë Demokratike, deklaruar në emisionin “Opinion” në “News24” se protesta e radhës do të jetë në muajin shkurt, ose mars. “Kauza për protestë kjo qeveri prodhon në mënyrë masive. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, me 25% është një arsye më shumë për të protestuar. Është domethënës fakti që u kthyem në parlament, por kjo nuk do të thotë se kemi rënë dakord me mënyrën e qeverisjes. Protesta është mënyra më e duhur.

Zgjedhjet lokale 2015, a do të ketë deputetë socialistë që do të kandidojnë për kryetarë bashkish?

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 13:41

Kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo e konsideroi goditje politike në prag të zgjedhjeve lokale, rihapjen e çështjes së abuzimeve me banesat sociale në Fier dhe vendimin e Prokurorisë së Rrethit për ta çuar atë në Gjykatë bashkë me 6 anëtarë të Komisionit të Strehimit, të cilët akuzohen se në vitin 2012 përfshinë në listën e përfituesve persona që kishin në pronësi biznese dhe pasuri të paluajtshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme