Zgjedhjet lokale 2015, a do të ketë deputetë socialistë që do të kandidojnë për kryetarë bashkish?

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 13:41

Kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo e konsideroi goditje politike në prag të zgjedhjeve lokale, rihapjen e çështjes së abuzimeve me banesat sociale në Fier dhe vendimin e Prokurorisë së Rrethit për ta çuar atë në Gjykatë bashkë me 6 anëtarë të Komisionit të Strehimit, të cilët akuzohen se në vitin 2012 përfshinë në listën e përfituesve persona që kishin në pronësi biznese dhe pasuri të paluajtshme.

Por pavarësisht kësaj çështjeje ose jo, pyetja për zgjedhet lokale lidhet edhe me disa kryetarë bashkish që kanë disa mandate dhe kanë një konsum normal nga pushteti. Pra një rikandidim i tyre është jo dhe aq i sigurtë. Për më tepër që sipas burimeve nga ResPublica, në Fier  mendohet që të kandidohet një figurë tjetër, pse jo edhe nga brenda grupit parlamentar.

Burime nga Partia Socialiste e Fierit thonë se vetë deputetë të zonës e kanë trajtuar këtë problem në takimet me socialistët e ndershëm të Fierit. Përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkish nga lista e deputetëve është një opsion në tavolinë për Partinë Socialiste. Edhe për  bashkinë e Tiranës u përfolen tre deputetë, ndonëse Rama mohoi më vonë që ata të ishin kandidatë. Pra kandidimimi i deputetëve është një zgjidhje që nuk përjashtohet. Në Qarkun e Fierit  deputetët më aktivë janë Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin koçi, Adelina Rista etj, të cilët janë kandidatë potencialë për kryetarë të bashkisë së Fierit.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.