I arrestuari për vjedhjen e energjisë vetëvritet në burg. Reagon politika!

Një 52-vjeçar, i arrestuar përpara disa ditësh për shkak të abuzimeve me energjinë elektrike, është gjetur i vetëvarur paraditen e sotme në burgun e Rrogozhinës. Agjencia e lajmeve, “Balkanweb” raporton se 52-vjeçari Q. Zela, nga Lushnja, është vetëvarur me një shall në burg, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ai u arrestua nga policia pasi ishte pronar i një banese dykatëshe, të cilën e furnizonte me energji nga një matës i vetëm dhe rezultonte debitor.
Familjarët e 52-vjeçarit deklaruan për “News24” se Zela u arrestua pak ditë më parë, për shkak të një debie prej 35 mijë lekësh të vjetra që kishte ndaj OSHEE-së. (http://www.balkanweb.com/site/u-arrestua-para-disa-ditesh-per-borxhet-e-energjise-vetevaret-ne-burg-52-vjecari/
Të menjëhershme kanë qenë reagimet politike për këtë ngjarje. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë apel për protesta pasi sipas tij, “kryefamiljari qe i dha fund jetës në qeli, ka lënë një akuzë të gjallë e tronditëse, akuzë me të cilën duhet të merremi të gjithë si shoqëri”.
n.k
Comments
Kur qenka keshtu le ti
<p>Kur qenka keshtu le ti paguaje Lulzimi dritat e te ndjerit.</p>
Litari duhet ruajtur dhe nje
<p>Litari duhet ruajtur dhe nje dite ti hidhet Edi Rames ne qafe .</p>
Add new comment