Arkiv-Lajme
Aksidentohet familja e ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka. Humb jetën djali 11- vjeçar, Rubin Peka
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Kopshtit Botanik. Një automjet tip “Chrysler” ku udhëtonin familjarë të ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, është goditur nga pas nga një automjet tip “Benz” me targa angleze. Siç raportohet nga përplasja ka gjetur vdekjen Rubin Peka, 11 vjeç, djali i A. Pekës dhe janë plagosur bashkëshortja Enkelejda Peka dhe fëmija tjetër I. Peka.
Tërmeti 4.7 ballë Rihter, ndihet në bregdetin shqiptar por edhe në Ulqin. Nuk ka dëme apo viktima
Edhe pse nuk janë vërejtur dëme deri tani, është ndjerë gjithandej. Një tërmet që ka pasur epiqendër detin Adriatik, ka dridhur fort para pak orësh Ulqinin dhe Shqipërinë. Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është ndier në disa qytete si Vlora, Durrësi, Kruja, Lezha, Shkodra, Puka dhe Laçi. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar në Shqipëri.
Tërmeti është ndier edhe në bregun malazez.
a.k
20 të arrestuar vetëm sot, në kuadër të aksionit të energjisë
Ka vijuar edhe sot aksioni i Policisë së Shtetit dhe OShEE-së për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë. Kështu “News24” raporton, referuar burimeve nga policia, se vetëm sot janë konstatuar 23 raste dhe janë arrestuar 20 persona dhe janë shpallur 3 në kërkim. “Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 1.890 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme. Gjithashtu, janë kontrolluar 197 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, raporton “News24”.
s.z
Bilanci i fundit”, 10 pasagjerë të tragetit kanë humbur jetën, 41 të tjerë të humbur. Kapiteni braktis i fundit anijen
Në bordin e tragetit që dha alarmin SOS rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, i vetmi që u largua i fundit, ishin kapiteni Argilio Xhakomaci, 62 vjeç, dhe 4 zyrtarë të Marinës Ushtarake, të cilët nuk braktisën bordin pa dhënë “verdiktin” final se çdo të bëhej me tragetin.
Qeveria ndryshon zv.ministrin e Financave dhe zv.ministrin e Jashtëm
Qeveria ka vendosur sot për disa zëvendësime të nivelit politik, komkreitsht për dy zv.ministra. Është liruar nga detyra e zv.ministrit të Financave, Ervin Mete dhe në vend të tij është emëruar Irena Beqiraj. Po kështu Odeta Barbullushi është emëruar zv.ministre e Jashtme, në vend të Alqi Pulit që lirohet nga kjo detyrë. Për këtë të fundit, lirimi ka lidhje me marrëdhëniet e PS-së me PBDNJ-në, kurse në rastin e Financave nuk është e qatë përse është bërë ndryshimi.
s.z
Familja Zhiti, një mirënjohje publike të gjithëve që iu ndodhën në fatkeqësinë e madhe
Ishte një ngjarje që i zuri të gjithë “pa mendje”. Largimi i një 19 vjeçari nga jeta, pas një aksidenti. Kjo është letra e prindërve të Atjon Zhitit, Edës dhe Visarit. Letra është publikuar nga mediat në Shqipëri.
Duam t’u shprehim mirënjohjen tonë të gjithë atyre që na u gjendën në dhëmbjen e madhe që na ra befas, kur shtëpia jonë u mbush me dritën e qirinjve të vdekjes.
Mashtrimi me certifikatat e origjinës, Rusia përgatitet t'i heqë embargon Shqipërisë
“Top Channel” thotë se Rusia mund të heqë embargon tregtare ndaj Shqipërisë dhe të rihapë tregjet e saj për eksportet e kompanive shqiptare. Lajmi bëhet nga Autoriteti Fitosanitar i Rusisë dhe konfirmohet edhe nga Ministria Shqiptare e Bujqësisë. Sipas “Top Channel” vendimi vjen pas, një sërë takimesh të nivelit të lartë që janë zhvilluar mes zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Rus.
Gati projektligji i qeverisë për hapjen e dosjeve. Shqyrtimi do të nisë në Kuvend me fillimin e sesionit të ri
Qeveria ka gati projektligjin e shumë debatuar atë të hapjes së dosjeve. Ky projektligji do të nisë të shqyrtohet në Kuvend me fillimin e sesionit të ri parlamentar në janar. Ministri Erjon Veliaj tha pas mbledhjes së qeverisë se drafti është gati. Procesi do të bëhet nga Autoriteti i Informimit Publik të të dhënave të sigurimit, që do të ketë në përbërje 5 anëtarë dhe do të jetë strukturë në varësi të Parlamentit. Shqipëria në këtë proces do të ndjekë modelin gjerman.
Bilanci i tragetit “Norman-Atlantic”: 8 të vdekur dhe 38 të zhdukur
Drama e tragetit “Norman-Atlantic” që mori flakë pranë Korfuzit dhe lundroi duke u djegur për dy ditë, mund të rezultojë një tragjedi e vërtetë njerëzore. Kjo pasi shifra e 5 të vdekurve që u dha sot në mëngjes, ka shkuar në 8 sipas njoftimeve zyrtare, pasi evakuuimi i pasagjerëve ka përfunduar. Më tej akoma, mediat greke raportojnë se mendohet se ka edhe të zhdukur dhe numri i tyre besohet të jetë 38, çka përbën një humbje të madhe. Kërkimet vazhdojnë ende, krahas hetimeve që pala italiane ka hapur me akuzën e mbytjes së qëllimshme.
Shënim/ Mobiljet e reja të Kryeministrit
Tek e “Diell” në Top Channel një ditë më parë ishte e ftuar Linda Rama. Mes të tjerash në këtë emision ajo ka folur edhe për shtëpinë e re. “Do të kemi një shtëpi të re tonën. Kontributi im ka përshkuar fillin e kreativitetit të Edit. Banesa është një banesë e ngrohtë dhe ndihem mirë, por me materiale të varfra”, ka thënë gruaja e kryeministrit. Mundet që kjo të jetë tërësisht e vërtetë. Por a duhet vënë në dyshim? Pse jo.