Arkiv-Lajme

Misioni i OKB-së në Libi flet për rrezikun e një lufte totale. UNSMIL dënon sulmet në Misurata

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 00:16

Misioni i OKB-së në Libi, UNSMIL dënon sulmet ajrore të kryera nga forcat pro-qeveritare në Misurata dhe paralajmëron se përshkallëzimi i armiqësive mund të çojë në një “luftë pa lagje”. “Këto dhe bastisje të tjera vetëm do të përkeqësojnë situatën dhe nuk do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftimeve”, theksuan burime zyrtare nga OKB. Në përleshjet e fundit në Jebel Nafusa në jug të Tripolit numërohen 170 të vdekur. Mbi 450 viktima vetëm në Bengaz. Në përgjithësi, janë më shumë se 200.000 refugjatë.

 

l.v

 

BBC do të xhirojë “Lufta dhe Paqja” në Moskë. Daily Telegraph: Shenjë e re për zbutjen e tensioneve me Londrën

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 23:56

Marrëdhëniet diplomatike me Rusinë nuk mund të jenë shumë të ngrohta tani, por për BBC “zbutja” e tensioneve mes Londrës dhe Moskës kalon edhe më shumë nga kultura. Pas kredisë historike të një mermeri nga Partenoni nga ana e Muzeut Britanik “Ermitage” të Shën Petërsburgut, BBC ka marrë dritën e gjelbër për të xhiruar në Rusi dramën e saj të re mbi “Lufta dhe Paqja”. Kryevepra letrare e Leon Tolstoit do të ringjallet në gjashtë episode që të zgjasin secila nga një orë dhe do të transmetohet për britanikët.

Kriza, sfidë për të majtën në Itali, Shqipëri, por ndoshta edhe në Greqi. Taksat? Me sa duket Italia është më keq, por ulet çmimi i energjisë dhe i gazit

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 19:34

Në fund të konferencës së djeshme për shtyp në Tiranë, të dy kryeministrat, ai shqiptar dhe ai italian, Edi Rama dhe Matteo Renzi, u pyetën për akuzat që u bëhen se ndjekin politika të djathta, ndonëse përfaqësojnë parti të majta. Të dy u përgjigjën se kjo është e pavërtetë. Për Shqipërinë debati ka qenë shumë i nxehtë këto muaj dhe vetë qeveria përmes buxhetit 2015 deklaroi se ka rritje të 3 taksave, por edhe ulje të shumë të tjerave.

Etiopia-Serbisë: Duam 100 milionë USD që të mos njohim Kosovën. Jo tamam kështu, por ky është thelbi

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 15:20

Ndodh edhe kështu: Etiopia, aleati i Serbisë që nga koha e Jugosllavisë së Titos dhe aleancës së vendeve të paangazhuara, kërcënon mikun e vjetër se do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Beogradi insiston që ky shtet t’i kthejë borxhin prej 100 milionë dollarësh. Edhe pse me këtë shtet Serbia ka marrëdhënie të mira, dy çështje të pazgjidhura mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Adis Abebës për Kosovën, thote gazeta serbe Novosti. Së pari,  Etiopia i ka një borxh të vjetër për armë ish – Jugosllavisë, trashëgimtare e të cilës është Serbia.

Sondazhi i Gallup: Hillary Clinton femra më e admiruar për amerikanët. Barack Obama mashkulli i vitit

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 15:16

Hillary Clinton për të 13-in vit radhazi shpallet femra më e admiruar për amerikanët. Klasifikimi ka dalë nga anketa e kryer nga Organizata Ndërkombëtare “Gallup”. Po i njëjti sondazh ka renditur presidentin amerikan Barack Obama, si mashkulli më i admiruar, para Papës Francesco dhe Bill Clinton. Mes femrave më të admiruara medalja e argjendtë shkon për Oprah Winfrey ndjekur nga Malala Yousafzai, vajza pakistaneze e plagosur nga talebanët dhe që fitoi çmimin Nobel për paqen këtë vit.

 

l.v 

2015. Shfaqje yjesh, kometash dhe një eklipsi diellor. Spektakli fillon në datën e ndërrimit të viteve dhe kulmon në 4 janar

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 14:50

Qielli në vitin 2015 parashikon plot surpriza. Pritet të kalojnë 3 kometa, të dukshme edhe në sy të lirë, një super Hënë e kuqe, një eklips Dielli dhe shi spektakolar yjesh. Astrofizikanti Gianluca Masi, përfaqësues i “Virtual Telescope” dhe kurator shkencor i “Planetario di Roma” bën me dije për agjencinë e lajmeve “Ansa” se seria e spektaklit qiellor do të nisë me kometën C/2014 Q2 Lovejoy, e cila do të shfaqet në qiellin e Europës në natën e ndërrimit të viteve, të mërkurën dhe do të jetë e dukshme edhe për syrin e lirë.

Dëbora bllokon rrugët, Qafë-Thana problematike. Policia bën thirrje për kujdes dhe vëmendje

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 13:39

 

"Shekulli” i deputetit Kokëdhima i “rikthehet” hashashit: “Qeveria mbajti premtimin, por BE-ja nuk dha asnjë kompensim. Përgjigja më e mirë ndaj krizës do të ishte Paraja”

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 12:32

Është zakon që mediat, analistët dhe politika të bëjnë në çdo fundviti rezymenë e 365 ditëve që ikin. Kështu bën edhe qeveria, e cila në përgjithësi referon më shumë sukseset, sikurse opozita që thekson vetëm dështime. Një konkluzion disi ndryshe është ai i gazetës “Shekulli” që praktikisht është shprehje mediatike e interesave të deputetit Koço Kokëdhima. Natyrisht nuk është se Kokëdhima ka thënë ndonjë gjë konkrete vetë, pasi editoriali i fundvitit është shkruar nga kryeredaktori i gazetës, Arben Rrozhani. “Pas hashashit, dronit dhe burgut, duhen lekët”, titullohet opinioni i z.

Arrestohet gazetarja e njohur turke, mesazh në twitter për gjyqtarët që arkivuan akuzat e ish-ministrave të Erdoganit

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 12:01

Drejtuesja televizive dhe gazetarja e njohur turke Sedef Kabash u arrestua sot në banesën e saj, pasi kishte shkruar një mesazh në rrjetin social “Twitter”, njofton e përditshmja turke “Hurriyet”. Në mesazhin e saj, gazetarja kishte shkruar që të mos harrohej emri i gjyqtarit që dhjetorin e kaluar kishte arkivuar rastet e korrupsionit të ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisë turke. Kabash u arrestua në shtëpinë e saj në Stamboll dhe gjatë kontrollit policia i sekuestroi një tablet, një kompjuter dhe telefonin celular.

Shpejtësia 160 km/h, mungesa e kushteve teknike në nënkalim dhe alkooli i shoferes, shkaktaret e tragjedisë në familjen Peka

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 10:34

Alkool i tepërt, mbi 160 km/h dhe parregullsi nga ana e firmës ndërtuese të rrugës, ishin kombinimi vrastar që shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm në kryeqytet, në zonën e unazës së re pranë Komunës së Parisit ku humbi jetën djali 11 vjeçar i ish zv.Ministrit të brendshëm Avenir Peka. Nisur nga rezultati i hetimeve paraprake policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesen e mjetit e cila ka rezultuar me 0.8 % alkool mbi normën e lejuar si dhe ka nisur procedimin penal ndaj firmës e cila po ndërton nën kalimin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme