Sondazhi i Gallup: Hillary Clinton femra më e admiruar për amerikanët. Barack Obama mashkulli i vitit

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 15:16

Hillary Clinton për të 13-in vit radhazi shpallet femra më e admiruar për amerikanët. Klasifikimi ka dalë nga anketa e kryer nga Organizata Ndërkombëtare “Gallup”. Po i njëjti sondazh ka renditur presidentin amerikan Barack Obama, si mashkulli më i admiruar, para Papës Francesco dhe Bill Clinton. Mes femrave më të admiruara medalja e argjendtë shkon për Oprah Winfrey ndjekur nga Malala Yousafzai, vajza pakistaneze e plagosur nga talebanët dhe që fitoi çmimin Nobel për paqen këtë vit.

 

l.v 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.