Arrestohet gazetarja e njohur turke, mesazh në twitter për gjyqtarët që arkivuan akuzat e ish-ministrave të Erdoganit

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 12:01

Drejtuesja televizive dhe gazetarja e njohur turke Sedef Kabash u arrestua sot në banesën e saj, pasi kishte shkruar një mesazh në rrjetin social “Twitter”, njofton e përditshmja turke “Hurriyet”. Në mesazhin e saj, gazetarja kishte shkruar që të mos harrohej emri i gjyqtarit që dhjetorin e kaluar kishte arkivuar rastet e korrupsionit të ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisë turke. Kabash u arrestua në shtëpinë e saj në Stamboll dhe gjatë kontrollit policia i sekuestroi një tablet, një kompjuter dhe telefonin celular. Sipas një klasifikimi të Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Turqia e presidentit Recep Tayyip Erdogan është vendi me numrin më të madh në botë të gazetarëve të burgosur.

Kabash është liruar me kusht dhe do ta paraqitet para gjykatës në datën 5 janar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.