Arkiv-Lajme
"Dita e falenderimeve” e kryeministrit: “Opozitën për denoncimet. Ilir Metën për ndihmën për kthimin e Shqipërisë së ligjit. Gazetarët, “edhe ata që nuk më shohin dot me sy””
Kryeministri i vendit ka dalë sot në konferencën e fundit për shtyp, për vitin 2014, në të cilën ka bërë një vlerësim të punës së qeverisë. Edi Rama ka renditur arritjet; luftën kundër drogës, statusin, reformat, energjinë etj..Meritojnë vëmendje dy momente: vlerësimi për aleatët dhe vlerësimi për opozitën. Për këtë të fundit Kryeministri falënderoi përveç se kritikoi. “Doja që opozita të ishte në listë e para për falënderimet. Jo se nuk na ka ndihmuar, na ka ndihmuar me çoroditjen e saj. Opozita nuk po arrin të pranojë dot humbjen e merituar të pushtetit.
Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë: Çdo gjë pazar. Augustin Palokaj propozon që “të paktën” presidenti të zgjidhet nga qytetarët
Përfundimi i odisesë së negociatave për qeverinë e re të Kosovës, solli “të papriturën” e madhe të pajtimit të dy kundërshtarëve, Thaçi dhe Mustafa. Të dyja partitë e tyre bëjnë shumicën absolute, por ky është rasti më i qartë për të parë se shumica aritmetike, nuk përfaqëson shumicën politike të përfaqësimit, pasi askush në Kosovë nuk votuar për këtë lloj koalicioni. Më tej, zbulimi i pazarit për presidentin e ri të vendit, i heq edhe atë minimum legjitimiteti kësaj lloj politike. Si mund të zgjidhet kjo situatë e privatizimit të institucioneve?
Përfundon koha e Bollanos në krye të Omonias. Në garë djali i prifit të Sarandës me numrin dy të organizatës. Kë mbështet Vangjel Dule?
Leonidha Papa dhe Vasil Kajo janë dy nga 5 emrat e mbetur në garë për të marrë kreun e “Omonias”, organizatës së minoritetit etnik grek që aktualisht drejtohet nga Vasil Bollano. Zgjedhjet për kreun e ri të kësaj organizate do të mbahet në 11 janar. Në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të dhjetorit, Vasil Kajo arriti të marrë 152 vota, ndërsa Leonidha Papa 148 vota. Në garë ishte edhe Alqi Puli, ish-zv/ministër i Jashtëm, i cili dha dorëheqjen pas krisjes së marrëdhënieve mes PS dhe PBDNJ lidhur me reformën territoriale.
Zbardhen faturat, Qamil Zela ka patur 3.4 milionë lekë të vjetra detyrime për energjinë
Qamil Zela, 52 vjeçari që u vetëvar në qelitë e paraburgimit të Rrogozhinës, ku mbahej prej 2 muajsh për vjedhje të energjisë elektrike, ka patur një borxh shumë herë më të madh se 35 mijë lekë të vjetra për energjinë e papaguar ndryshe nga sa pretendonin familjarët e tij.
Shtypi italian mbi vizitën e Renzit dhe 'Il Giornale' që kritikon klimën shend e verë mes dy kryeministrave
Në shtypin italian është nënvizuar vizita në Tiranë e kryeministrit Matteo Renzi si një gjest domethënës që fqinji ynë i përtejAdriatikut bën në mbyllje të semestrit të vet në krye të presidencës së BE-së. "Ballkani është zemra e Europës; Italia është sponsori kryesor i Shqipërisë", këto ishin mesazhet që i kishin bërë përshtypje Alessandra Arachi-t, që ish dërguar në Tiranë prej së përditshmes së njohur 'Il Corriere della Sera'.
Aksidenti ku humbi jetën djali i ish-zv/ministrit. Arrestohen drejtuesit dhe dy punonjes të firmave që kryenin punimet në Unazën e Madhe.
Policia e Tiranës ka arrestuar dy administratorë dhe dy specialistë teknikë të firmave private që kryejnë punimet për ndërtimin e unazës së madhe së kryeqytetit, si përgjegjës për aksidentin ku dy netë më parë humbi jetën djali 11-vjeçar i ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka.
Ja si e komenton shtypi grek vizitën e Renzit në Tiranë. Na kujtoi vitet 30', u shfaq si "kujdestar" dhe "mbrojtës" i Shqipërisë
Vizita e kryeministrit italian në Tiranë, Matteo Renzi është komentuar gjerësisht edhe nga shtypi grek që nuk i ka kursyer komentet dhe etiketimet për këtë vizitë. Gazeta on-line “E-typos” teksa i referohet fjalës së kryeministrit italian në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama heq një paralele të marrëdhënieve të “kujdestarisë” që Italia tregoi për Shqipërinë në vitet 30’, ndërsa nuk i kursen kritikat edhe për kryeministrin shqiptar.
Masakër me 9 të vrarë në Kanada, mes viktimave edhe 2 fëmijë
9 persona, mes të cilëve edhe 2 fëmijë janë gjetur të masakruar në qytetin Edmonton të Kanadasë.
Adem Demaçi bën bilancin e vitit 2014: Në Kosovë, më shumë luftuan për pushtet sesa për shtet. Parashikimi për vitin 2015: Do të jetë dramatik
Vitin 2014 e ka quajtur më të pasuksesshmin për shtetin e Kosovës. I shquar si veprimtar për çështjen kombëtare, Adem Demaçi, në një intervistë të dhënë për “Epoka e Re” ka thënë se papjekurinë e shtetit të Kosovës e ka dëshmuar më së miri ngërçi politik. “Ky ka qenë viti më i pasuksesshëm për Kosovën. Dashtë Zoti e mos na u përsërit më! Më shumë u bë luftë për pushtet sesa për shtet. Ajo që përjetuam për këta gjashtë muajt paraprakë tregoi se nuk jemi pjekur ende. Kështu që, fatkeqësisht kjo tregon papjekurinë tonë.
Nga 1 janari Lituania do të braktisë monedhën e vet kombëtarenë dhe do të futet në Eurozonë si vendi i 19-të
Eurozona ka shtuar një anëtar të ri, duke shkuar nga 18 në 19. Nga një janari Lituania do të braktisë monedhën e vet kombëtare, litas, për t'u bashkuar me monedhën e përbashkët euro. Ky është vendi i fundit baltik, pasi Estonia dhe Letonia e kishin bërë zgjedhjen e tyre. “Hyrja në Euro”, - thotë bankieri qendror i Vilnius, Vitas Vasiliauskas – “është një mjet për të thelluar më shumë integrimin tonë evropian”. Sa më afër të jemi me Perëndimin, aq më larg jemi nga Lindja”, - vlerësoi ai.
l.v