Zbardhen faturat, Qamil Zela ka patur 3.4 milionë lekë të vjetra detyrime për energjinë

Qamil Zela, 52 vjeçari që u vetëvar në qelitë e paraburgimit të Rrogozhinës, ku mbahej prej 2 muajsh për vjedhje të energjisë elektrike, ka patur një borxh shumë herë më të madh se 35 mijë lekë të vjetra për energjinë e papaguar ndryshe nga sa pretendonin familjarët e tij.
Burime zyrtare nga OSHEE pohojnë se Qamil Zela ka një detyrim të papaguar prej 3.4 milionë lekësh të vjetra për energjinë që ka furnizuar dy bizneset e tij, një fast food dhe një sallë interneti ngjitur me banesën e tij në Lushnjë. Ky është informacioni që ka dhënë për mediat zyra për shtyp e këtij institucioni.
“Qamil Zela nuk ka patur kontratë furnizimi me OSHEE për subjektet private që ushtronin aktivitet në katin e parë dhe detyrimi ndaj OSHEE është në vlerën e 3.4 milionë lekëve të vjetra”.
l.m
Comments
34 mije lek tha PD-ja...dhe
<p>34 mije lek tha PD-ja...dhe ja arritit qellimit.</p>
Add new comment