Arkiv-Lajme
Politikat e Mustafës nuk ndryshojnë nga ato të Thaçit. Bisedimet me Serbinë prioritet i Qeverisë, problemet e mëdha shoqërore s'do kenë vëmendjen e duhur
Gazeta “Koha Ditore” shkruan se prioritetet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa nuk pritet të ndryshojnë nga ato të paraardhësit të tij Hashim Thaçi. “Koha Ditore” shkruan gjithashtu se edhe pse reformat e brendshme do të duhej të ishin preokupim kryesor, analistët thonë se dialogu me Serbinë dhe krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së do të zënë vend kyç në agjendën qeveritare.
Në mesin e ISIS shpërthen virusi ebola. Atë që nuk e bëjnë dot armët mund ta bëjë një virus i padukshëm.
Atë që nuk e bëjnë dot armët mund ta bëjë një virus i padukshëm. Një numër i madh i militantëve të armatosur të rrjetit terrorist ISIS në Irak janë të sëmurë nga virusi vdekjeprurës i ebolës. Lajmi është transmetuar nga disa media arabe, por edhe ato amerikane. Sipas “Daily Mail”, një numër i luftëtarëve të shtruar në spitalin e Mosulit janë me simptomat e virusit ebola.
CIA mohon UFO-t. Pranon se gjysma e fluturimeve misterioze ishin vepër e tyre. Mbetet enigmë se kujt i takon gjysma tjetër e fluturimeve
Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane pranoi se të paktën gjysma e fluturimeve misterioze, që prej vitesh kanë ushqyer imagjinatën e njerëzimit për aktivitetet e qenieve jashtëtokësore, janë kryer për llogari të saj. Por mbetet enigmë ende se çfarë emri do të marrin gjysma tjetër e fluturimeve për të cilat CIA nuk merr autorësinë. Në postimin në rrjetin social “Twitter”, që mban datën 29 Dhjetor, CIA ka publikuar një dokument të detajuar, që ngjalli interes mjaft të madh gjatë 2014-ës.
Prishtinë/ Riaktualizohet mbledhja e firmave për hetimin parlamentar ndaj SHIK-ut. Nismës i bashkohen dhe dy parti opozitare
Lëvizja e Albin Kurtit ka riaktualizuar sërish nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për një debat parlamentar e formimin e një komisioni hetimor që do të hetojë veprimtarinë e SHIK-ut. KTV raporton se deri tani kjo nismë ka marrë mbështetjen edhe të dy partive të tjera opozitare, AAK-së e Nismës. Deputetët opozitarë tashmë kanë filluar ta nënshkruajnë këtë nismë, derisa po presin përkrahje edhe nga deputetë të pozitës.
Mirëmbajtja e rrugëve me pagesë, tarifa 3 deri në 5 euro
Mirëmbajtja e rrugëve me fonde te buxhetit te shtetit, duket një mision i pamundur. Në një kronikë të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se pamundësia e mirëmbajtjes së rrugëve është një dëshmi e qarte kryesisht gjatë periudhës se dimrit. Ndaj, viti 2015 duket se do te shënoje edhe kontratën e pare, ku qeveria do te vendose qe mirëmbajtja e rrugëve te behet me pagese. Përfaqësues te Ministrisë se Transporteve thonë se rrugët që do të jepen, janë ato që kanë edhe fluksin më të madhe të qarkullimit.
Rusi, rubla në pikiatë: pas naftës bie edhe çmimi i vodkës
Agjencia shtetërore që rregullon tregun e pijeve alkoolike ka deklaruar së në shkurt çmimi i pijeve do të zbresë në 16%. Nuk kursehet as vodka. Zhvlerësimi i rublës, pasi është ulur çmimi i naftës, redukton gjithashtu koston e pijes alkoolike simbol të Rusisë. CNN raporton se Agjencia Shtetërore që rregullon tregun e alkoolit në shkurt do të njoftojë një rënie prej 16% për pijet super alkoolike. Vendi paguan sanksionet e Perëndimit dhe kriza e naftës së papërpunuar ka vënë në qoshe Vladimir Putin.
Legjenda e U2, Bono, var kitarën në gozhdë. Pas aksidentit nuk mund të luajë më
Këngëtari i njohur, solisti i grupit irlandez U2 ka publikuar në faqen e internetit të grupit se javët e fundit i ka kaluar duke menduar për atë që i ka ndodhur. Me shaka ai thotë: “Banda më tha se civilizimi perëndimor nuk varet nga fakti nëse unë bëj muzikë apo jo me gjashtë telat e mi. Por do të më mungojë shumë. Kam pasur kohë të shkruaj tekstet për këngët e mia të reja. Por edhe për të parë së brendshmi dhe të bëj një bilanc të vitit që shkoi”. Si në karrierën e tij dhe në atë të U2, viti 2014 mund të mos jetë vetëm viti i daljes në treg të diskut të ri në bashkëpunim me Apple.
Vrojtim: Top Channel “i bie” qeverisë, Klan TV jo dhe aq…
Lajmi kryesor i Top Channel-it sot fillonte me fjalinë “SHUMË zona të vendit ishin pa drita gjatë ndërrimit të vitit”. Ndërsa lajmi kryesor i rivalit TV Klan fillonte me fjalinë “DISA zona të vendit ishin pa drita gjatë ndërrimit të vitit”. Nga një skanim në portalet e ndryshme shqiptare të lajmeve, rezulton se vetëm DISA zona të vendit ishin pa energji gjatë ndërrimit të vitit. Sipas monotrimit të “Telemetrix”, publikuar në revistën “Monitor”, lajmet e Top Channel-it janë më të ndjekurat në vend, të pasuara në distancë të madhe nga lajmet e TV Klanit.
Re.Pu.
Jakup Krasniqi replikon me Mehmet Krajën: Shqipëria duhet të jetë më “paternaliste” ndaj gjithë pjesëve që mbetën jashtë saj këtu e 102 vjet më parë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka quajtur “gati banale” katër pikat me të cilat Akademiku Mehmet Kraja i ka përshkruar raportet e Kosovës me Shqipërinë. Në një shkrim të botuar në disa media, me titull “Për katër e më shumë pamje të ndritshme Shqipëri – Kosovë”, Krasniqi ndër të tjera ka vlerësuar se Kosova nuk ka pse t’i frikësohet ndikimit të medieve nga Shqipëria. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë më “paternaliste” ndaj te gjitha pjesëve që mbetën jashtë Shqipërisë këtu e 102 vjet më parë.
Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve, Hysni Arushi: Norman Atlantic, vdekja e dy marinarëve shqiptarë mund të ishte shmangur
Nëse komanda italiane do të ndërhynte, tragjedia e vdekjes së dy marinarëve shqiptarë, Petrit Jahaj, 59 vjeç dhe Edmond Iliaj, 57 vjeç, pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit ”Iliria”, do të ishte shmangur. Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve Hysni Arushi doli në një konferencë për shtyp duke dhënë detaje mbi operacionin e shpëtimit dhe më pas rimorkimin e “Norman Atlantik”.