Politikat e Mustafës nuk ndryshojnë nga ato të Thaçit. Bisedimet me Serbinë prioritet i Qeverisë, problemet e mëdha shoqërore s'do kenë vëmendjen e duhur

Gazeta “Koha Ditore” shkruan se prioritetet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa nuk pritet të ndryshojnë nga ato të paraardhësit të tij Hashim Thaçi. “Koha Ditore” shkruan gjithashtu se edhe pse reformat e brendshme do të duhej të ishin preokupim kryesor, analistët thonë se dialogu me Serbinë dhe krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së do të zënë vend kyç në agjendën qeveritare. Sikur periudha e fundit e qeverisjes së kaluar ashtu edhe fillimi i qeverisjes së re, sipas analistit Artan Muhaxhiri, do t’ia imponojë kryeministrit që shumicën dërrmuese të energjisë ta harxhojë duke u marrë me projektet ndërkombëtare për Kosovën, shkruan “Koha Ditore”. Artan Muhaxhiri vlerëson se problemet e mëdha të shoqërisë kosovare nuk do ta kenë vëmendjen dhe përkushtimin qeveritar të cilin e meritojnë, rrjedhimisht edhe shanset për zgjidhjen e tyre do të pakësohen.
l.v
Add new comment