Prishtinë/ Riaktualizohet mbledhja e firmave për hetimin parlamentar ndaj SHIK-ut. Nismës i bashkohen dhe dy parti opozitare

Lëvizja e Albin Kurtit ka riaktualizuar sërish nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për një debat parlamentar e formimin e një komisioni hetimor që do të hetojë veprimtarinë e SHIK-ut. KTV raporton se deri tani kjo nismë ka marrë mbështetjen edhe të dy partive të tjera opozitare, AAK-së e Nismës. Deputetët opozitarë tashmë kanë filluar ta nënshkruajnë këtë nismë, derisa po presin përkrahje edhe nga deputetë të pozitës. Visar Ymeri nga VV ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për të konfirmuar dyshimin e qytetarëve, ose vërtetuar deklarimet e ish -agjentëve të SHIK-ut, që thonë se kanë bërë punë të pastër. Shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, u shpreh se e kanë mbështetur këtë nismë për t’ua zbuluar fytyrën njerëzve që kanë kapur shtetin prej vitesh. Duket se edhe marrëveshja e 10 shtatorit e bërë nga partitë e bllokut me Vetëvendosjen do të vazhdojë të jetë në fuqi, megjithëse pa LDK-në që braktisi bllokun, bën të ditur “Koha.net”.
l.v
Add new comment