Mirëmbajtja e rrugëve me pagesë, tarifa 3 deri në 5 euro

Mirëmbajtja e rrugëve me fonde te buxhetit te shtetit, duket një mision i pamundur. Në një kronikë të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se pamundësia e mirëmbajtjes së rrugëve është një dëshmi e qarte kryesisht gjatë periudhës se dimrit. Ndaj, viti 2015 duket se do te shënoje edhe kontratën e pare, ku qeveria do te vendose qe mirëmbajtja e rrugëve te behet me pagese. Përfaqësues te Ministrisë se Transporteve thonë se rrugët që do të jepen, janë ato që kanë edhe fluksin më të madhe të qarkullimit. Por edhe pse do të ketë një vendim qeverie, lidhur me tarifën që do të aplikohet, sipas të dhënave ajo parashikohet të jetë 3 deri ne 5 euro. “Vizion Plus” raporton se prej vitesh, ne infrastrukturën rrugore, janë investuar miliarda lekë, por problemi me i madh i këtij sistemi është mirëmbajtja e tyre. Shembulli me tipik është ai i Rrugës se Kombit, e cila ka kushtuar 1 miliardë dollarë dhe sot ne te gjithë gjatësinë e saj, ka dëmtime te konsiderueshme.
l.v
Add new comment