Jakup Krasniqi replikon me Mehmet Krajën: Shqipëria duhet të jetë më “paternaliste” ndaj gjithë pjesëve që mbetën jashtë saj këtu e 102 vjet më parë

Postuar në 02 Janar, 2015 09:47

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka quajtur “gati banale” katër pikat me të cilat Akademiku Mehmet Kraja i ka përshkruar raportet e Kosovës me Shqipërinë. Në një shkrim të botuar në disa media, me titull “Për katër e më shumë pamje të ndritshme Shqipëri – Kosovë”, Krasniqi ndër të tjera ka vlerësuar se Kosova nuk ka pse t’i frikësohet ndikimit të medieve nga Shqipëria. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë më “paternaliste” ndaj te gjitha pjesëve që mbetën jashtë Shqipërisë këtu e 102 vjet më parë. Po sipas Krasniqit, populli shqiptar jo vetëm në fushat e përmendura, por edhe në çdo fushë tjetër të jetës duhet të ndihmohet e ndikohet nga Shqipëria. “Madje disa shqiptarë në Kosovë kanë nevojë ta freskojnë dhe ta përditësojnë edhe të menduarit shqip”, shkruan Krasniqi

Mehmet Kraja, para disa ditësh botoi një shkrim në të cilin sillte në vështrim marrëdhënien Shqipëri-Kosovë, “në katër pamje” siç edhe e titullonte shkrimin e tij. Dhe këto katër pamje, janë ato që mund të quhen bazat e infrastrukturës komunikuese mes dy entiteve që, përveçse konstituojnë bazamentin e hapësirës shqiptare, duket se, sipas tij, edhe rivalizojnë.

Por i ndryshëm është mendimi i Krasniqit kur thotë se asnjë shqiptar, që mendon, flet dhe shkruan e vepron shqip, jo vetëm që nuk e ka asnjë, ama s’duhet të ketë asnjë arsye për farë frike nga “ndikimi” i medieve të Shqipërisë në Kosovë. Madje ai shkon më tej kur thotë se përkundrazi, ndikimi dhe bashkëpunimi duhet të jenë të përhershme dhe të kenë shtrirje ndikimi e bashkëpunimi në te gjitha format mediatike. Sipas Krasniqit akademikët, do të duhej të flisnin për të ardhmen me një gjuhë tjetër, me një gjuhë që bashkon e jo gjuhën e frikës nga ndikimet pozitive të Shqipërisë! “Ne, shqiptarët e Kosovës, nuk e kemi asnjë arsye t’ju frikësohemi ndikimeve të Shqipërisë në asnjë fushë të jetës. Ne, ç’është e vërteta, duhet të ruhemi nga ndikimet e huaja antishqiptare, të cilat sot janë të shumta dhe vijnë nga te gjitha anët, veçse jo nga Shqipëria, nga vjen shqiptarizmi I kulluar si gjithherë”, është shprehur mes të tjerave në shkrimin e tij ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

 

l.v

Comments

Submitted by 28nendori (not verified) on

<p>ju lumte per kurajon zoti krasniqi! &nbsp;nuk kish si te mendonte ndryshe nje luftetar i uck-se! &nbsp;zoti kraja sic duket eshte bere bisht i partise proserbe ldk e cila pajtohet me pikpamjen serbe per &#39;&#39;kombin&#39;&#39; kosovar . &nbsp;kjo platforme serbe &nbsp;qe eshte goxha e vjeter,sherbehet nga mercenaret e ldk-se dhe matoshet e sorrosit me besnikeri. &nbsp;kraja le te ankohet per ndikimet serbe e turke ne kosove nese eshte shqiptar .</p><p>krajen e &nbsp;bezdis komunikimi ndershqiptar sepse kjo do te coje detyrimisht drejt nje shteti shqiptar . &nbsp; &nbsp;per shqiptaret eshte tashme e qarte se kush punon per te penguar afrimin e trojeve shqiptare drejt bashkimit,ne dac me temen serbe te kombit &#39;&#39;kosovar&#39;&#39; , ne dac me temen po aq absurde te &#39;&#39;integrimit ne evrope&#39;&#39;,nuk eshte vecse nje esat toptan i vogel &nbsp;qe do ta kete vendin tek jashteqitjet kombetare</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.