Arkiv-Lajme
“Der Spiegel” shkruan se Gjermania mund të pranojë daljen e Greqisë nga zona “euro”!
Gjermania mund të ketë ndryshuar qëndrimin e saj ndaj një dalje të mundshme të Greqisë nga zona “euro”. “Der Spiegel” shkruan se Berlini mund të jetë i gatshëm të pranojë këtë hap tashmë që vlerësohet se ky vendim nuk mund të ketë efekt zinxhir në vendet e tjera të monedhës europiane.
Jaka: Serbia po dominon tregun shqiptar e kosovar, kjo s'duhet lejuar në përmasa të pakontrollueshme
Nikolin Jaka, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, në një intervistë për “KosovaPress”, flet për problemet e tregtimit të produkteve shqiptare, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë me vendet e tjera të rajonit. Sipas tij, Serbia po dominon me produktet e saj në tregjet shqiptare, dhe kjo nuk duhet lejuar në përmasa të pakontrollueshme nga qeveritë e vendeve tona pavarësisht nismave rajonale për bashkëpunim tregtar, apo marrëveshjes CEFTA. Sipas Jakës në këtë aspekt veprojnë klane të caktuara që janë afër qeverive.
Shpend Ahmeti, kryebashkiaku i muajit në botë..
Shpend Ahmeti është vlersuar si kryebashkiaku i muajit nga Fondacioni Ndërkombëtar “The City Mayors Foundation”. Agjencia zhurnal.mk raporton se kryetari i komunës së Prishtinës është vlerësuar për disa nisma që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirave publike, vendosjen e shtyllave të ndriçimit dhe mbjelljen e pemëve në qytet. Ky fondacion përmend disa aksione që ka ndërmarrë Ahmeti për ta kthyer kryeqytetin e Kosovës në një qytet normal. Sipas “The City Mayors Foundation” këto ndërhyrje të vogla kanë sjellë ndryshime të mëdha në lehtësimin e jetës së qytetarëve.
Palestina kërkon të anëtarësohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Izraeli vendos t'i ngrijë 125 milion të ardhura nga taksat që u mbledh
SHBA-të thonë se vendimi i Autoritetit Palestinez për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk përmirëson aspiratat e tij për një shtet të pavarur. Sipas “Zërit të Amerikës”, një zyrtar izraelit u shpreh se Izraeli ka vendosur të ngrijë rreth 125 milion të ardhura nga taksat që u mbledh palestinezëve, si përgjigje ndaj përpjekjeve për t’u anëtarësuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Palestinezët mbështeten tek transferimi i këtyre të ardhurave për shpenzimet qeveritare dhe për pagesat e punonjësve të administratës.
Problemet në furnizimin me energji, OSHEE i përgjigjet politikisht akuzave të opozitës
Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka heshtur ndaj akuzave të Partisë Demokratike për problemet në furnizimin me energji elektrike të disa zonave gjatë ditëve të fundit. Teksa ka dhënë shpjegime mbi angazhimin në terren të 3 mijë punonjsve të saj gjatë festave, OSHEE nuk ka nguruar të drejtojë gishtin drejt opozitës si përgjegjëse për situatën ku ndodhet sistemi energjetik shqiptar, duke mos mbetur vetëm në detaje teknike, por duke i kujtuar Partisë Demokratike mëkatet me energjinë gjatë 8 viteve që ishtë ne pushtet.
Gazeta “Ethnos”: Shqiptarët, grupi i dytë më i madh i emigrantëve të paligjshëm në Greqi në 10 muajt e fundit të 2014
Statistikat e policisë greke për 10 muajt të fundit të 2014 tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupimin e dytë më të madh të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi. Duke iu referuar këtyre të dhënave Gazeta “Ethnos” heq një paralele me vitet 90’ kur nga hapja e kufijve pati një dyndje të shqiptarëve drejt shtetit fqinj.
“Relativisht i madh është numri i shtetasve shqiptarë që kanë emigruar ilegalisht drejt Greqisë duke mbetur grupi i dytë më i madh edhe në 10-mujorin e dytë të 2014”.
Eurozona/Ndryshe nga disa përfaqësues gjermanë, ekonomistë amerikanë mendojnë se dalja e Greqisë do të sillte një situatë si ajo e “Lehman Brothers”
Para disa ditësh një nga zyrtarët më të lartë të partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, deklaronte se dalja e Greqisë nga Eurozona nuk ka më ndikimin e mëparshëm.
Analisti Nijazi Muhamedi: Politika shqiptare në Maqedoni në kolaps, nuk përfaqëson interesat e qytetarëve
Në Maqedoni ekzistojnë shumë subjekte politike shqiptare, ato nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptar që jetojnë atje. Agjensia “INA” citon analistin dhe publicisti Nijazi Muhamedi i cili deklaroi se përkundër faktit se në Maqedoni ekzistojnë shumë subjekte politike shqiptare, ato nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptar që jetojnë atje. Nijazi Muhamedi njihet si një nga analistët e respektuar në Maqedoni, i njohur edhe me botimin e enciklopedisë “Maqedonia shqiptare”, një dëshmi kundër enciklopedisë maqedonase.
Presidenti serb bën gati letrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nikoliq: Sikur shqiptarët ta pranonin dokumentin, Serbia do të bëhej anëtare në BE gjatë mandatit tim
“Zëri” njofton se presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka biseduar me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, rreth propozimit për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën, duke thënë se ky dokument para se të arrijë në qeveri, do të ketë pëlqimin e dyanshëm. ‘Bashkë do të biem dakord me atë që do ta dërgojmë në qeveri, sepse ndryshe nuk ka kuptim që në qeveri të prezantohet çfarëdo materiali nga presidenca me të cilin Aleksandar Vuçiç nuk do të pajtohej plotësisht’, ka thënë Nikoliq për “Tv Prva”.
Lëvizja e Socialistëve Demokratë quhet partia e re e Jorgo Papandreut. Ish-kryeministri socialist pranon gabimet: Nuk e luajta vendin në kumar
Lëvizja e Socialistëve Demokratë quhet partia e e re ish-kryeministrit grek Jorgos Papanderu . Në prezantimin e forcës së tij politike, të cilës i janë bashkuar disa deputetë të PASOK-ut, ish-kryeministri socialist akuzoi të djajthtën politike në Greqi, por edhe ndërkombëtarët për një skenar që e futi Greqinë në një rend masash shtrënguese, ndërsa pranoi se gjatë qeverisjes së tij kishte bërë edhe gabime.“Erdhi koha që të bëjmë hapin e madh përpara dhe që të gjithë bashkë të ndërtojmë shtëpinë politike që do të strehojë vlerat tona progresiste.