“Der Spiegel” shkruan se Gjermania mund të pranojë daljen e Greqisë nga zona “euro”!

Gjermania mund të ketë ndryshuar qëndrimin e saj ndaj një dalje të mundshme të Greqisë nga zona “euro”. “Der Spiegel” shkruan se Berlini mund të jetë i gatshëm të pranojë këtë hap tashmë që vlerësohet se ky vendim nuk mund të ketë efekt zinxhir në vendet e tjera të monedhës europiane.
Gazeta citon burime nga qeveria gjermane, sipas të cilave, kancelarja Merkel dhe ministri i Financave Schauble e cilësojë si të mundshme një “Grexit”, duke konsideruar progresin e bërë nga zona “euro” nga kriza e vitit 2012 e deri më tani. Duke risjellë këtë artikull, e përditshmja italiane “La Repubblica” shkruan se pas këtij lajmi, ende nuk ka një reagim nga zyrtarët gjermanë.
n.k
Add new comment