Presidenti serb bën gati letrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nikoliq: Sikur shqiptarët ta pranonin dokumentin, Serbia do të bëhej anëtare në BE gjatë mandatit tim

“Zëri” njofton se presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka biseduar me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, rreth propozimit për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën, duke thënë se ky dokument para se të arrijë në qeveri, do të ketë pëlqimin e dyanshëm. ‘Bashkë do të biem dakord me atë që do ta dërgojmë në qeveri, sepse ndryshe nuk ka kuptim që në qeveri të prezantohet çfarëdo materiali nga presidenca me të cilin Aleksandar Vuçiç nuk do të pajtohej plotësisht’, ka thënë Nikoliq për “Tv Prva”. Nikoliq tha se ‘nëse puna është që kryetari i Serbisë të dal para qytetarëve dhe të thotë se sa e vështirë është zgjidhja për Kosovën, sikur kryeministri që pati guximin të thotë se e vështirë është zgjidhja për situatën ekonomike në vend, atëherë jam plotësisht i gatshëm të marr një rrezik të tillë’. Ai u shpreh të jetë i sigurt që sikur shqiptarët ta pranonin një dokument të tillë, Serbia do të ishte anëtare e BE-së qysh gjatë mandatit të tij. Nikoliq konsideron se ‘këtë çështje duhet hapur menjëherë, dhe të ndodhë çka të ndodhë. Nëse nuk na duan për shkak se nuk e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë le t’na tregojnë’, tha kryetari i Serbisë. Ai bëri të ditur se nuk mbështet të gjitha veprimet e qeverisë, por që dëshiron t’i ndihmojë kryeministrit në mënyrë që të mos vërehen vështirësitë me të cilat po përballet kabineti tij.
l.v
http://www.zeri.info/aktuale/13624/nikoliq-me-dokument-per-zgjidhjen-e-kosoves/
Comments
Cili eshte qellimi i ketij
<p>Cili eshte qellimi i ketij lajmi te cunguar, pasi dihet mire se serbet duan te sundojne shqiptaret e Kosoves? Kush i sponsorizon keto lloj lajmesh qe burojne nga anti-shqiptare te deklaruar? Perse i duhet dhene rendesi nje lajmi qe ofron zgjedhe per shqiptaret kur sot jane te lire?</p>
Une e dija se ceshtja e
<p>Une e dija se ceshtja e Kosoves ishte zgjidhur qysh se Kosova u shpall e pavarur. Cfare do me zgjidh ky bydalla akoma?????</p>
Add new comment