Arkiv-Lajme
Gjermania dhe Franca, kundër sanksioneve të mëtejshme për Rusinë. Zv.kancelari gjerman thotë se kjo mund të çonte Rusinë në kaos
Gjermania dhe Franca, thënë ndryshe Bashkimi Europian, kanë dalë me një qëndrim “të ri” lidhur me sanksionet ndaj Rusisë. Zëvendës kancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka deklaruar në një interviatë për “Bild am Sontag” se shtimi i sanksioneve ndaj Kremlinigt rrezikon të zhysë Rusinë në kaos. Dhe një gjë e tillë vendos pikëpyetje mbi vetë stabilitetin e Europës. Gabriel ka nënvizuar faktin se Rusia është një fuqi bërthamore(http://euobserver.com/tickers/127090).
PD me ide të qartë për kthimin në kuvend. Islami paralajmëron lumë komisionesh hetimore edhe për dekriminalizimin e administratës
Rikthimi i Partisë Demokratike në kuvend do të përballë mazhorancën me një lumë kërkesash nga opozita për ngritjen e komisioneve hetimore që do të kenë si objekt emërimet e personave me precedentë penalë në administratën publike.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami tha në një intervistë për Ora News se në 6 muajt e ardhshëm do të ketë një axhendë të ngjeshur parlamentare që do të bazohet në rezolutën e miratuar nga të dyja palët me qëllim dekriminalizimin e parlamentit.
Krisma në rrugën e Kavajës, një i vrarë dhe tre të plagosur, mes tyre Emiljano SHullazi
Mbrëmjen e sotme në afërsi të Rrugës së Kavajës, mësohet se ka mbetur një person i vrarë dhe tre të plagosur, të goditur me armë zjarri nga një person. “News 24” njofton se një prej të plagosurve dyshohet se është Emiljano Shullazi një emër i njohur për drejtësinë shqiptare kurse dy të tjerët janë Altin Dani dhe Pajtim Serjani. Altin Dani mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.
Pse mbeti pa energji 10 % e popullsisë ditët e fundvitit? Çela thotë se rrjeti nuk përballon ngarkesën
Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela ka pranuar se rreth 10 për qind e popullsisë nuk është furnizuar me energji elektrike gjatë ditëve të fundvitit dhe në fillim të janarit.
Në një intervistë për Top Channel ai thotë se ngarkesa e dyfishtë për shkak të temperaturave të ulëta, por mbi të gjitha moti i keq me rreshje bore dhe ngrica ka dëmtuar një numër të madh shtyllave elektrike, nënstacioneve e fiderave që furnizojnë me energji zonat e thella.
Kosovë/Nafta 0.99 cent/litër dhe konsiderohet ndër më të lartat në rajon. Akciza dhe taksat, argumentimi për çmimin. Njësoj si në Shqipëri
Çmimi i naftës në Kosovë aktualisht varion nga 0.99 – 1.05 euro për litër. Dhe ky çmim konsiderohet i kripur për kushtet ekonomike të Kosovës. Arsye për këtë jepet ndër të tjera edhe akciza e lartë, që sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, Kosova ka akcizën më të lartë dhe që është 35 cent/litër. Maqedonia e ka 20 cent/litër duke pasqyruar një çmim më të lirë. “Aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 0.99 euro deri në 1.05 euro.
Varrimi i policit të vrarë, kolegët në uniformë kthejnë shpinën gjatë fjalimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut
Ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio mbante fjalimin e lamtumirës sot në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë Uen Jian Liu, shumë oficerë policie të pranishëm i kthyen atij shpinën, raporton Huffingtonpost. Të njëjtën gjë kishin bërë ata edhe në ceremoninë e një jave më parë për Rafael Ramos,polici i vrarë në makinë bashkë me kolegun e tij Liu, nga një atentator me ngjyrë që deklaroi se po merrte hak ndaj vrasjes së të rinjve afroamerikanë nga forcat e policisë në disa incidente të muajve të fundit. Vrasësi, Ismaiyl Brinslej, më pas vrau veten.
Petro Koçi, zv.ministër i Mbrojtjes. Emërimi në mbledhjen e fundit të qeverisë
Petro Koçi është zv.ministri i ri i Mbrojtjes, duke plotësuar vendin vakant krahas Dirtan Hilës. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, ku janë miratuar gjithashtu edhe zv.ministrat e rinj të Jashtëm dhe të Financave. Koçi, ish sekretar organizativ i PS-së dhe më pas themelues i partisë PSV 91, figuronte si aleat i PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe më pas deklaroi se partia e tij ishte shkrirë me PS, por ky status mbetet gjithsesi i paqartë.
a.k
Ish-deputetja Xhuvani do t’i rikthehet aktrimit. Londo: Do jetë pjesë e Teatrit Eksperimental
Ish deputetja Luiza Xhuvani do të rikthehet në skenën e teatrit, duke interpretuar për një vit si pjesë e trupës së teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Lajmin e konfirmon për Tema-n vetë drejtori i këtij teatri Kiço Londo, sipas të cilit muajin tjetër do saktësohen edhe shfaqjet ku do të luajë Xhuvani. Ish deputetja dha dorëheqjen nga mandati pas një drame të rëndë personale, ku i biri Konstandin Xhuvani u akuzua për vrasjen e katër personave në një lokal nate në Tiranë nëntorin e kaluar.
a.k
Dy data të ndryshme për videoskandalin në QSUT. Pse jepen të dhëna kontradiktore mbi kohën kur ndodhi ngjarja?
Video skandali me 17-vjeccaren, me të cilën u abuzua seksualisht nga tre të rinj në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ka nxjerrë në pah të dhëna kontradiktore lidhur me kohën kur ka ndodhur ngjarja. Vetë autoritetet shëndetësore japin data të ndryshme për incidentin në urgjencën e QSUT-së dhe regjistrimin e videos në fjalë.
Zbardhet dëshmia e Ervis Lulushit para prokurorëve. Donte t’i vriste të gjithë, por iu bllokua pistoleta
Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg Ervis Lulushin, autorin e krimit të dyfishtë të premten e 2 Janarit në zonën pranë Shkollës së Marinës, ku mbeti e vrarë 21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Veliaj 27-vjeç. Para prokurorëve 27-vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe nuk ka shfaqur pendesë për krimin.