Kosovë/Nafta 0.99 cent/litër dhe konsiderohet ndër më të lartat në rajon. Akciza dhe taksat, argumentimi për çmimin. Njësoj si në Shqipëri

Çmimi i naftës në Kosovë aktualisht varion nga 0.99 – 1.05 euro për litër. Dhe ky çmim konsiderohet i kripur për kushtet ekonomike të Kosovës. Arsye për këtë jepet ndër të tjera edhe akciza e lartë, që sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, Kosova ka akcizën më të lartë dhe që është 35 cent/litër. Maqedonia e ka 20 cent/litër duke pasqyruar një çmim më të lirë. “Aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 0.99 euro deri në 1.05 euro. Por, ky çmim për ekonominë kosovare është çmim i lartë, kur dihet se në Gjermani me çfarë ekonomie ka ajo, çmimi i naftës për litër është 1.05 euro”, tha Berjani për “Radio Eveopa e Lirë”. Siç mund të vihet re, fenomeni është identik me atë në Shqipëri, pra çmimi është ndër më të lartët, ai nuk reflekton uljen e çmimit në tregje dhe më tej, arsyetimi që jepet për këtë paradoks, është i njëjtë: taksat she akciza. Në Shqipëri nafta shitet me çmim disi më të shtrenjtë se në Kosovë dhe shqetësimi mbetet më i ulët. Këtu do mbajtur parasysh se strukturimi i taksimit mbi karburantet mbetet pak a shumë i njëjtë: bursa ndërkombëtare, kursi i dollarit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH), akciza dhe shpenzimet tjera. Në Shqipëri me buxhetin e ri hyn në fuqi edhe taksa e rritur e qarkullimit, për të mbyllur kështu një rreth logjik, që çon në përfundimi se çmimi që paguajmë për karburantet është më shumë pasojë e politikës fiskale të qeverisë/ve.
http://politiko.net/akciza-e-larte-ne-nafte-pengon-uljen-e-c...
s.z
Add new comment