Arkiv-Lajme

Ish-anëtari i organizatës terroriste greke “17 Nëntori” planifikonte arratisjen në Shqipëri

Postuar në 05 Janar, 2015 10:04

Pas kapjes së njeriut më të kërkuar në Greqi, policia greke ka dhënë detaje mbi aktivitetin terrorist të Kristodulos Ksiros dhe planeve të tij për t’u arratisur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një nga ish-drejtuesit e organizatës terroriste greke “17 Nnëtori”, i cili u kap pak ditë më parë në Athinë. Mediat greke raportojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti edhe disa harta të kufirit shqiptaro-grek, dhe shënime të vendkalimeve që mund të përdoreshin nga Ksiros për futjen në territorin shqiptar.

M.Liço, kreu i një shoqate fëmijësh i akuzuar për pedofili, ka ndërruar jetë në spital

Postuar në 05 Janar, 2015 09:56

Ka ndërruar jetë ditët e fundit të dhjetorit në spital Makim Liço, i arrestuar në fillim të tetorit 2014 për pedofili. Emisioni investigativ “Fiks Fare” zbuloi skandalin pas mbërritjes në redaksi të një prove komprometuese ndaj kreut të shoqatës “Jetimët në fokus”. Arrestimi i tij u krye pas zbulimit se si Liço kërkoi favore seksuale në këmbim të sigurimit të statusit të jetimit për një të mitur. Mësohet se Liço vuante nga një sëmundje e rëndë.

a.k

Avazi i 20 viteve - deklarojnë punonjësit, nuk derdhin kontributet. Të përfshira edhe institucionet shtetërore. Dëmi arrin 100 mln $

Postuar në 05 Janar, 2015 09:52

Me vitin e ri ia beh edhe haberi i radhës. Enkelejd Musabelliu, këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, ka deklaruar sot në një intervistë për “Top-Channnel” se janë me mijëra subjektet që kanë deklaruar punonjësit e tyre, por nuk kanë derdhur kontributet. Dhe çka është më qesharake dhe për të vënë duart në kokë njëkohësisht, është se mes këtyre subjekteve, figurojnë edhe institucione shtetërore. Sipas Musabelliut dëmi i shkaktuar në 20 vjet nga kjo zhdërvjelltësi alla shqiptare, është 100 milionë dollarë.

Fshat turistik “socialist” në Hudënisht? Akuzon PD, kundërpërgjigjet selia rozë: Fantazira, do ketë vetëm parqe e pemë

Postuar në 05 Janar, 2015 09:08

Çfarë “fshihet” pas prishjeve të ndërtimeve në vijën buzë ujit në Hudënisht të Pogradecit? Sipas Partisë Demokratike, shembjet në Hudënisht e më gjerë po bëhen me qëllimin për t’i hapur vend, ndërtimit të fshatit turistik të deputetit socialist Ilir Xhakolli. Deklaratën e ka bërë para mediave deputeti i PD-së Gjergji Papa, sipas të cilit një vendim për përdorim toke në sipërfaqe 4.5 ha për Xhakollin, është vetëm hapi i parë për një fshat turistik, duke prishur kështu 53 ndërtime të banorëve të zonës.

Auron Tare: Dalin kujtimet e Hajredin bej Cakranit

Postuar në 05 Janar, 2015 08:53

FATMIRA NIKOLLI
Dy vite pas mbretërimit të Ahmet bej Zogollit, diku në vitet 1930, Hajredin bej Cakrani, firmëtar i Pavarësisë, vendosi të hidhte në letër Kujtimet e tij.

AKEP, gjoba operatorëve nëse minutat dhe tarifat brenda rrjetit nuk barazohen me ato jashtë

Postuar në 05 Janar, 2015 08:04

AKEP ka vendosur që pas hyrjes në fuqi të dokumentit të analizës së tregut të telefonisë celulare, të detyrojë operatorët celularë të ndryshojnë tarifat dhe minutat në paketat tarifore, duke filluar që nga ky muaj. Prandaj ofertat e kompanive celulare në Shqipëri këtë muaj priten që të ndryshojnë rrënjësisht. Nëse kompanitë nuk i zbatojnë këto rregulla do të kenë gjoba nga AK ose AKEP.

Ndërron jetë kantautori i njohur italian, Pino Daniele

Postuar në 05 Janar, 2015 07:48

Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare(i mbushte më 19 mars) kantautori italian, Pino Daniele. Ai vuante prej kohësh nga zemra dhe ka qenë një infarkt që i ka marrë edhe jetën. Daniele është shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin "Sant'Eugenio" të Romës. Artistë të shumtë në Itali, por edhe figura publike, përfshirë kryeministrin Matteo Renzi, kanë shprehur ngushëllimet për artistin e njohur me origjinë nga Napoli.
s.z

Ministri i Brendshëm bën bilancin e 2014-ës: “Janë sekuestruar 19 mln euro të botës së krimit. 10.4% më pak vrasje se në 2013-ën”

Postuar në 05 Janar, 2015 07:35

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë një rezyme të punës dhe rezultateve në vitin 2014, të cilin e ka konsideruar si efektiv për forcat e policisë. Sipas Tahirit statistikat flasin në favor të angazhimit të policisë? “Duhet të ndjekim paranë për ta bërë krimin më të varfër. Gjatë 2014 policia ka sekuestruar 19 mln euro asete të botës së krimit. Shifra është e madhe, por jemi larg pasurisë reale të botës së krimit” nënvizoi ai. Rënie kanë njohur edhe treguesit e kriminalitetit. “Vrasjet janë ulur 10.4 % në krahasim me 2013.

Mungon edhe ngrohja në disa kopshte dhe shkolla të Tiranës. Askush nuk ka një përgjigje

Postuar në 05 Janar, 2015 05:53

Sikur të mos mjaftonin problemet me çështjet e edukimit, mbipopullimit të klasave etj., në disa koppshte dhe shkolla të Tiranës, vazhdon ende edhe problemi elementar, i ngrohjes. Agjencia Telegrafike Shqiptare raporton se nga një vëzhgim i kryer në terren, prej gazetarëve të saj, në disa kopshte apo shkolla, mungon ngrohja, në një ditë kur temperaturat kanë zbritur në zero. Dhe në kërkesën për të sqaruar se përse ndodh kjo situatë, lexuesi vihet para të njëjtit skenar irritues: prefektura thotë se në buxhet është parashikuar ngrohja dhe se është detyrë e bashkisë ta ekzekutojë.

ILDKP kallëzon 11 zyrtarë për mosdeklarim pasurie, njëri syresh punonjës i vetë Inspektoratit

Postuar në 05 Janar, 2015 05:40

Pasurinë mund të harrojnë ta deklarojnë edhe ata që janë ngarkuar për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të tjerë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë kallëzim ditën e sotme për 11 zyrtarë të administratës shtetërore, nën akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë”, njëri syresh, punonjës i ILDKP-së. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Inspektorati që thekson se ndaj zyrtarëve krahas kallëzimit penal në prokurori, janë marrë edhe masa administrative. Më poshtë personat e kallëzuar nga ana e ILDKP-së:

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme