Ish-anëtari i organizatës terroriste greke “17 Nëntori” planifikonte arratisjen në Shqipëri

Postuar në 05 Janar, 2015 10:04

Pas kapjes së njeriut më të kërkuar në Greqi, policia greke ka dhënë detaje mbi aktivitetin terrorist të Kristodulos Ksiros dhe planeve të tij për t’u arratisur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një nga ish-drejtuesit e organizatës terroriste greke “17 Nnëtori”, i cili u kap pak ditë më parë në Athinë. Mediat greke raportojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti edhe disa harta të kufirit shqiptaro-grek, dhe shënime të vendkalimeve që mund të përdoreshin nga Ksiros për futjen në territorin shqiptar. Avokati i tij mbrojtës tha se Ksiros ishte në dijeni se po përgjohej ndaj dhe kishte planifikuar një arratisje të mundshme në Shqipëri. Në shtëpinë e marrë me qera nga Kristodulos Ksiros u gjetën shënime të shkruajtura me dorë ku flitej për një sulm terrorist që ai planifikonte dhe arriatisjen më pas në Shqipëri. Policia sekuestroi edhe  9 kallashnikovë, 3 raketahedhës, disa pistoleta, një kuti me lëndë eksplozive  dhe të tjera sende që vërtetojnë lidhjen e tij me ish-organizatën “17 Nëntori”.

 

http://www.skai.gr/news/greece/article/272437/megalo-htupima...

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.