AKEP, gjoba operatorëve nëse minutat dhe tarifat brenda rrjetit nuk barazohen me ato jashtë

AKEP ka vendosur që pas hyrjes në fuqi të dokumentit të analizës së tregut të telefonisë celulare, të detyrojë operatorët celularë të ndryshojnë tarifat dhe minutat në paketat tarifore, duke filluar që nga ky muaj. Prandaj ofertat e kompanive celulare në Shqipëri këtë muaj priten që të ndryshojnë rrënjësisht. Nëse kompanitë nuk i zbatojnë këto rregulla do të kenë gjoba nga AK ose AKEP. Sipas vendimit të AKEP 2522 të datës të 6.11.2014, operatorët celularë që nga data 1 janar 2015, ndalohet të aplikojnë tarifa në nivel me pakicë që kanë efekt diskriminues për sipërmarrësit e rrjeteve të tjera celulare kombëtare. Ky rregullim parashikon që tarifat e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare nuk duhet të jenë më të larta se tarifat e thirrjeve brenda rrjetit si dhe sasia e minutave brenda rrjetit të përfshira në oferta/pagesë fikse të paketave tarifore nuk duhet të jetë më e madhe se sasia e minutave drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare. AKEP sqaron se detyrimi për aplikim të tarifave të njëjta me pakicë on-net/off-net nënkupton që edhe ofertat/shportat/opsionet apo skontot në tërësi duhet të kenë nivel të njëjtë on-net/off-net: tarifa dhe/ose sasi minutash të përfshira në ofertë/pagesë fikse. Detyrimi i mësipërm, pra përfshin detyrimin që operatorët të mos bëjnë dallim në minutat e përfshira në oferta, nëse ato janë on-net apo off-net.
a.k
Add new comment