Avazi i 20 viteve - deklarojnë punonjësit, nuk derdhin kontributet. Të përfshira edhe institucionet shtetërore. Dëmi arrin 100 mln $

Me vitin e ri ia beh edhe haberi i radhës. Enkelejd Musabelliu, këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, ka deklaruar sot në një intervistë për “Top-Channnel” se janë me mijëra subjektet që kanë deklaruar punonjësit e tyre, por nuk kanë derdhur kontributet. Dhe çka është më qesharake dhe për të vënë duart në kokë njëkohësisht, është se mes këtyre subjekteve, figurojnë edhe institucione shtetërore. Sipas Musabelliut dëmi i shkaktuar në 20 vjet nga kjo zhdërvjelltësi alla shqiptare, është 100 milionë dollarë. “Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve që i kanë borxh ISSH-së, pra që kanë deklaruar punëtorët e tyre por nuk u kanë paguar sigurimet, janë subjekte private. Por, ajo çka është më shqetësuese është se ka edhe institucione shtetërore, qofshin këto të pushtetit lokal apo pushtetit qendror, të cilat kanë borxhe në ISSH. Sigurisht, aksioni që do të nisë shumë shpejt në radhë të parë do të mbledhë kontributet e mbetura borxh në institucionet shtetërore, e pastaj edhe në ato private”, shprehet Musabelliu. Për të mbyllur defiçitin në skemën e pensioneve, çdo vit nga buxheti i shtetit hiqen 450 milionë dollarë. Gjatë 2014 u arrit që vlera e pagesave të kontributeve të rritet me 30 milionë dollarë.
s.z
Comments
Po kjo eshte per te vene
<p>Po kjo eshte per te vene duart ne koke. Jo me teper per ate qe ka ndodhur, por per ate qe shteti vazhdon te beje rolin e sehirxhiut ndaj atyre individeve dhe drejtuesve te institucioneve qe kane bere xhevahire te tilla. Kjo eshte vjedhje e paster e sigurimit te jetes dhe te pensionit te punonjesve te tyre. Kjo meriton burgim te perjetshem per ata drejtore apo kryetare bashkish. Po kush ta beje? Ministri Eri Veli !!!!!????</p>
Add new comment