Arkiv-Lajme
"Lobim në kufijtë e absurdit”, Adi Krasta: “Kryeministri është i kapur nga një prej stacioneve televizive”. Beteja për networket dixhitale të RTSH-së
Në fund të vitit që lamë pas, gazetari Ardi Krasta, ka rimarrë monologun e nisur në muajin prill 2014, përmes të cilit ai paralajmëroi se një “luftë në kufijtë e absurdit” po bëhej për t’i marrë Radio Televizionit Publik Shqiptar një nga networket, e parashikuar për mbulimin dixhital të territorit. Krasta ka rikthyer atë që ka thënë më herët, duke e plotësuar me fakte të ndodhura ndërkohë, e që të cilat konfirmojnë shqetësimin se tanimë, qëndrimi i kryeministrit ndaj RTSH-së është jo Rilindja e tij, as ripërdorimi, por dënimi me vdekje.
B.Fevziu i përgjigjet Mustafa Nanos për “promovimin faraonik” të librit të Zogut dhe raportet mes reklamës dhe vlerave
Blendi Fevziu ka dhënë një përgjigje, edhe pse disi të vonuar, ndaj Mustafa Nanos lidhur me debatin e promovimit “faraonik” të librit të fundit të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “Opinion”, atë mbi figurën e Ahmet Zogut. Me një shkrim në “Panorama”, Fevziu i vë theksin momentit që asnjë reklamë nuk mund të shesë një libër të keq, duke dhënë shembuj sesi libra mjaft të vlerësuar nga kritika nuk kanë patur vëmendje mediatike, ose tjetra: Libra shumë të promovuar mediatikisht, nuk kanë shitur. “Personalisht do kisha dashur që Vehbiu, apo Mustafa Nano të kishin lexuar librin.
Kryeprokurori Llalla kryen ndryshime prokurorësh, cilat janë gjashtë transferimet
Transferohen 6 prokurorë në kuadër të ndryshimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi mësohet të jetë marrë nga kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla. Kështu, prokurori Kujtim Luli është transferuar në Durrës, në Prokurorinë e Apelit. Ndërsa prokurori Bujar Sheshi është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, së bashku me prokurorin Kudusi Shahu. Ndërsa prokurori Bilbil Mete është emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, së bashku me prokurorët Hysen Keta dhe Kasem Berberi.
a.k
5 janar 2015, rënie e euros dhe humbje prej 201 miliardë eurosh për Europën. ANSA njofton se 21 mld humbje ka vetëm Italia
Dita e djeshme ka qenë ndër më të këqijat për bursën europiane. ANSA shkruan se treguesi Stx600, që përmban titujt më përfaqësues të Europës, ka pësuar rënie me 2. 15%, që i korrespondon një shifre prej 201 miliardë euro humbje në një ditë. Agjencia italiane sqaron më tej se vetëm Italia ka humbur 21 miliardë euro kapitale. Zhvlerësim dhe goditje kanë marrë Eni apo edhe banka si Unicredit dhe Intesa.
Policia: Agjenti i plagosur Roland Meta, në gjendje arresti. Ai shtiu mbi viktimën-atentator Arjan Sterjo
Policia e shtetit ka dhënë disa detaje të reja për ngjarjet e mbrëmshme në Tiranë. Kështu, sipas një deklarate të fundit, viktima e ngjarjes së rrugës së Kavajës, Arjan Sterjo, ka tentuar të vrasë Pajtim Serjanin, Ditmir Reçin, Denis Ramanin dhe Roland Metën. Ky i fundit rezulton agjent i forcave operacionale të policisë. Ka qenë Meta ai që ka shtënë dhe ka eliminuar Sterjon, duke mbetur edhe vetë i plagosur. Në gjendje në rëndë në spital, Meta është shpallur në gjendje arresti.
a.k
Turizmi “largohet” nga Gjermeni dhe shkon tek ministria e Ahmetajt. Vendimi, mbledhjen e ardhshme të qeverisë
Sektori i Turizmit ndërron varësi dikasteriale. Kjo fushë këtej e tutje do të mbulohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që drejtohet nga Arben Ahmetaj. Siç raporton “Panorama”, kjo çështje është diskutuar gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë më 29 dhjetor, ndërsa vendimi për kalimin e këtij sektori, ministrisë që drejtohet nga Ahmetaj, pritet që të merret në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
Euroja në rënie, monedha e përbashkët në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh
“Deutsche Welle” shkruan se monella evropiane, euro, njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Situata në Greqi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane kanë bërë që monedha e përbashkët të bjerë në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh. Euroja njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Sipas “Deutsche Welle” situata në Greqi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane kanë bërë që monedha e përbashkët të bjerë në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh.
Policia i kalon në heshtje dy atentatet në Tiranë. Të përfshirë emra të njohur të botës së krimit
Ngjarjet e së hënës në kryeqytet ku mbeti vrarë 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë u shoqëruan ne konfuzion në media si për rrethanat e dy atentateve ashtu dhe për emrat e përfshirë në këto ngjarje kriminale.
PËRSIATJE/ Destinacionet e transformuara të Tiranës
nga Leonard Veizi
Kur u dha lajmi se Ministria e Kulturës u bë me zyra të reja, u gëzova pa masë, përveç faktit që nga qendra, institucioni në fjalë u zhvendos në periferi, apo thënë ndryshe, nga një godinë e arkitekturës italiane shkoi pranë një ndërtese të stilit sovjetik. Çuditërisht një gjë e tillë ndodhi dhe pak më poshtë, me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila gjithashtu u vendos me zyra në territorin e ish-Akademisë Ushtarake. Ndërkohë, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore ishte kthyer në selinë e Partisë Demokratike.
Çmimi rekord i rënies së naftës: Sot arriti nën 50 dollarë për fuçi. Paqartësia ofertë-kërkesë
Duke vijuar pikiatën me gjashtë muaj rënieje, çmimi i naftës arriti sot rekordin e pathyer që prej gjashtë vitesh me nën 50 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut, me paqartësitë lidhur me ofertën dhe kërkesën. Çmimi i fuçisë së referencës (ËTI) për shpërndarje në muajin shkurt arriti në 49,95 dollarë për fuçi në orën 16:30 GMT, nivel i paparë që nga 1 maji i vitit 2009, kur çmimi arriti në 48,01 dollarë. Sipas gazetës Ëall Street Journal, edhe në muajt në vazhdim të gjitha shenjat janë se oferta do ta tejkalojë kërkesën ende të vakët për naftë.