Euroja në rënie, monedha e përbashkët në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh

Postuar në 06 Janar, 2015 00:02

“Deutsche Welle” shkruan se monella evropiane, euro, njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Situata në Greqi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane kanë bërë që monedha e përbashkët të bjerë në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh. Euroja njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Sipas “Deutsche Welle” situata në Greqi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane kanë bërë që monedha e përbashkët të bjerë në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh. Euroja ka rënë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2006 për shkak të mundësisë së hapjes së mëtejshme të katarakteve të parave nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe situata e pasigurt në Greqi. Me fillimin e punës për vitin 2015 në bursat në Lindjen e Largët monedha e përbashkët evropiane ra përkohësisht deri në nivelin e këmbimit 1 EUR me 1,1864 USD. Të premten një euro u këmbye me rreth 1,20 USD. “Deutsche Welle”  shkruan gjithashtu se tregtarët i justifikojnë rëniet e reja të kursit me politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane dhe situatën në Greqi. Në të njëjtën kohë euroja është nën presion prej zhvillimeve në SHBA.

 

l.v

 

http://www.dw.de/euroja-n%C3%AB-r%C3%ABnie/a-18170860

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.