Arkiv-Lajme

Gjysma e shkollave të Tiranës pa ngrohje. Bashkia kapet pas buxhetit, por vënia në efiçencë e sistemit parashikohet në 2017

Postuar në 07 Janar, 2015 10:07

Afro gjysma e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në kryeqytet janë pa ngrohje. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Administrimit të Qytetit në bashkinë e Tiranës, Alfons Muça, i cili në një intervistë për televizionin Klan pohoi se në 40 për qind të shkollave nuk është instaluar fare sistemi i ngrohjes, ndërsa në 20 për qind të tyre ka probleme me funksionimin e kaldajave.

Manjati amerikan i naftës Harold Hamm, firmos çekun 975 mln dollarë për divorcim me ish-gruan. E cila i refuzon

Postuar në 07 Janar, 2015 09:10

Gazetat kryesore amerikane përcjellin sot lajmin për procesin gjyësor të divorcit të manjatit të naftës, miliarderit Harold Hamm. Ka bërë bujë në fakt, çeku që ky ka firmosur për ish-gruan e vet, Sue Ann Arnall, i cili mban shifrën e rreth 975 milionë dollarëve. Dhe më tej: Arnall i ka refuzuar, pasi mendon se mund të marrë më shumë dhe se pranimi i shumës do të ulte shanset për arritjen e këtij qëllimi. Pasuria e Hamm vlerësohet në rreth 19 mld dollarë, por ai është ankuar se ulja e çmimit të naftës e ka goditur rëndë kompaninë e tij.
s.z

Kryeministri do të kallëzojë penalisht kreun e Grupit Parlamentar Edi Paloka. “Po dha një provë, jap dorëheqjen”

Postuar në 07 Janar, 2015 08:27

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ndjekë në rrugë gjyqësore akuzat e bëra nga selia e Partisë Demokratike lidhur me përplasjen me armë në rrugën e Kavajës, ngjarje që implikoi edhe Emiljano Shullazin. Akuzat për përfshirjen indirekte të Edi Ramës në mbrojtjen e këtij grupi kriminal, nga PD-ja i ka bërë kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, ndaj të cilit do të bëhet edhe padia.

"Der Spiegel”: Mario Draghi dhe BQE kanë dështuar. Diskutohet ideja e shpërndarjes së një shume parash për çdo qytetar të Eurozonës

Postuar në 07 Janar, 2015 07:02

Mario Draghi ka dështuar në luftën kundër deflacionit në Eurozonë pavarësisht se ka përdorur të gjitha mënyrat tradicionale financiare. Kështu shkruhet në një shkrim të “Der Spiegel” në të cilin shtrohet pyetja nëse tani ideja e “dhurimit” të parave për çdo qytetar të Eurozonës do të shërbente si zgjidhje ose jo. “Helicopter money”, ose ndihma nga “lart” është një ide e hedhur më herët, e sipas së cilës Banka Qendrore Europiane do të duhet t’i japë çdo qytetari të Eurozonës deri në 3000 euro. Kjo supozohet se do të shtojë konsumin, do të nxisë qarkullimin dhe do të gjallërojë bizneset.

Itali, 34 vjet proces gjyësor për të arkëtuar lekët e fituar në skedinë në vitin 1981

Postuar në 07 Janar, 2015 05:49

“Corriere della Sera” ka publikuar sot një histori që mund të na vijë e ngjashme shumë me atë që dëgjojmë të ndodhë jo rrallë edhe në Shqipëri. Martino Scialpi, një qytetar nga Bari fiton 1 miliardë lireta në vitin 1981 duke luajtur me vetëm 500 lireta në skedinat e Totocalcios. Duke menduar se u bë i pasur, në fakt ai thjesht sa ka përjetuar një odise gjyqësore që zgjat 34 vjet dhe që i ka kushtuar atij 400 mijë euro. Absurdi i këtij rasti italian vazhdon edhe më tej, pasi ndonëse gjykata në vitin 2012 urdhëroi pagimin e tij me shifrën e gati 2.6 mln euro, proceset vazhdojnë akoma.

Sulm i armatosur në redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”. Raportohen disa të vdekur(video)

Postuar në 07 Janar, 2015 05:28

Redaksia e revistës satirike franceze “Charile Hebdo” është sulmuar sot nga dy përsona të armatosur që kanë lënë të vrarë disa persona. Agresorët thuhet se kanë qenë të armatisur me kallashnikov dhe kanë hapur zjarr të pandërprerë. BBC njofton se revista në fjalë ka provokuar edhe më herët me trajtimin e lajmeve dhe përdorimin e karikaturës. Raportohet se një nga tweet-et e fundit konsistonte në një karikaturizim të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Vetëvendosja “ultimatum” Mustafës dhe Thaçit: Vizitoni kampet e refugjatëve kosovarë në Hungari

Postuar në 07 Janar, 2015 04:36

Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejtohet nga Albin Kurti ka kërkuar nga kryeministri i Republikës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, që menjëherë të nisen për Hungari dhe të vizitojnë kampet e refugjatëve ku janë kosovarët dhe të interesohen për mirëqenien e tyre pranë institucioneve të shtetit hungarez dhe atyre të Bashkimit Evropian. Në reagimin e saj, kjo lëvizje kërkon nga qeveritarët kosovarë të vizitojnë vendkalimet kufitare legale dhe ilegale mes Hungarisë dhe Serbisë, për të përjetuar sadopak atë që ndjejnë nënshtetasit e tyre.

 

l.v

Pezullohet vendimi i AKEP për barazimin e tarfiave celulare. Dy operatorët kryesorë janë ankuar se favorizohet një operator i tretë

Postuar në 07 Janar, 2015 04:12

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka pezulluar zbatimin e vendimit për barazimin e tarifave celulare brenda dhe jashtë rrjetit. Gazeta “Shqip” shkruan se shkak për këtë është bërë ankesa e dy operatorëve më të mëdhenj në vend, ankesë e depozituar në fund të muajit dhjetor të vitit 2014.

Ngrohja që mungon në kopshtet e Tiranës. Në një prej tyre prindërit mbledhin lekët për të blerë kondicioner

Postuar në 07 Janar, 2015 04:01

Prej tri ditësh vijon shqetësimi për mungesën e ngrohjes në disa kopshte të Tiranës. Në kushtet kur temperaturat kanë arritur minimume, ngrohja është domosdoshmëri, por sikurse është bërë e ditur edhe dje nga një kronikë e Top-Channel, shkak u tha se ishte prishja e kaldajës. U tha edhe se që këtej e tutje nuk do të kishte më probleme, edhe pse nga bashkia nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ndërkohë në një nga kopshtet me probleme, prindërit janë duke ndërmarrë iniciativën për të blerë kondicionerë për të siguruar ngrohjen që do të duhet të siguronte shteti.
s.z

Kuvendi i Kosovës, në shkurt ligji kundër “xhihadit”. U ndalohet qytetarëve pjesëmarrja ne konfliktet e armatosura jashtë vendit

Postuar në 07 Janar, 2015 02:30

Projektligji, që u ndalon qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen ne konfliktet e armatosura jashtë vendit, do të jetë për shqyrtim së shpejti. Përveç “Vetëvendosjes”, të gjitha grupet parlamentare do të votojnë pro këtij Ligji. “Exspress” shkruan se në muajin shkurt, Kuvendi i Kosovës pritet ta miratojë njërin nga ligjet më të diskutuara, atë Për Pjesëmarrjen në Konfliktet e Armatosura Jashtë Vendit. “Besoj që ky ligj do të vijë para deputetëve për shqyrtim të dytë në muajin shkurt”, ka thënë Blerim Latfi, këshilltar i kryeparlamentarit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme