Arkiv-Lajme

INTERVISTA/ Zaim Kuçi, ish-Atashe i Mbrojtjes i RSH në Paris: Në Francë nuk ka islamofobi, terroristët janë të skeduar por nuk u zbulua misioni i tyre për të kryer aktin

Postuar në 08 Janar, 2015 16:33

Leonard Veizi

 

Zaim Kuçi, ushtarak karriere me gradën e kolonelit të ushtrisë shqiptare, por tanimë në pension, bën një analizë të asaj çfarë ndodhi të mërkurën e 7 janarit brenda redaksisë së gazetës “Charlie Hebdo”, në Paris. Kolonel Kuçi është njohës i mirë i jetës politike dhe ushtarake të Francës, për shkak të detyrës së tij prej disa vitesh si Atashe i Mbrojtjes së Shqipërisë në Paris, por edhe pse në këtë vend ka mbaruar studimet pranë Kolegjit të Lartë të Mbrojtjes.

 

Lubonja në “Opinion”: Islamizmi mund të kthehet në një fe e të varfërve dhe më tej, lëvizje kundër elitës së korruptuar në Shqipëri

Postuar në 08 Janar, 2015 16:27

Në debatin me temë “A na kërcënon terrorizmi islamik”  në emisionin “Opinion”, Fatos Lubonja u shpreh se islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri dhe në një  të ardhme të afërt të konkretizohet në një lëvizje politike kundër elitës së korruptuar properëndimore.

Ai solli si shembull modele të ngjashme që funksionojnë aktualisht në vende si Turqia  e Egjipti dhe që kanë në themel këtë filozofi.

Axhenda euro-amerikane kundër terrorizmit. Ministrat e Jashtëm të BE dhe SHBA takohen të dielën ne Paris

Postuar në 08 Janar, 2015 14:45

Aktet terroriste në Francë kanë ndezur sirenat e alarmit për rrezikun që i kanoset Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës  nga ekstremizmi islamik ose të ashtuquajturit xhihadistët e ISIS.  Për këtë arsye të dielën në Paris do të takohen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe SHBA-së. Tema të diskutimit do të jenë gjetja e rrugëve për përballimin e kërcënimeve nga terrorizimi dhe arrestimin e ekstremistëve islamikë. Takimi do të mbahet në ministrinë e Jashtmë franceze  dhe në të do të jetë i pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder.

 

Një përkufizim ndryshe nga Xhelil Gjoni për Dhjetorin ’90: “Si dekabristët në Rusi, por rrumpallë, pa filozofi”

Postuar në 08 Janar, 2015 14:10

“Kur dëgjoj për dhjetoristët më shkon mendja te dekabristët, në Rusi 1825”. Kështu e nis intervistën e vet sot te “Panorama” ish-sekretari i PPSH-së për Tiranën, Xhelil Gjoni, duke dhënë ndoshta të parin vështrim ideologjik mbi një lëvizje, a zhvillim politik e historik, i cili deri më tani është trajtuar përmes fillit të kronikës dhe memuaristikës. Sipas Gjonit, ngjashmëria mes dy lëvizjeve është kërkesa për liri, mirëpo dallimi qëndron në përpunimin ideologjik dhe konceptet filozofike nga të cilat udhëhiqeshin.

Një falenderim lamtumire nga Aleksandër Arvizu...

Postuar në 08 Janar, 2015 13:11

Largimin nga Shqipëria ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e ka shoqëruar me një koment të shkurtër ku shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve në këto vite të qëndrimit të tij në Shqipëri, kujtime që sipas tij do t’i mbeten gjatë në memorie.

“Të dashur miqtë e mi shqiptarë,

Ankimimet e Shqipërisë e Serbisë mbërrijnë në Lozanë. Gjykata e Arbitrazhit do t’i gjykojë veçmas

Postuar në 08 Janar, 2015 12:47

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka njoftuar se në këtë gjykatë kanë mbërritur ankimimet e Shipërisë dhe Serbisë për ndëshkimet e ngjarjeve të  14 tetorit në Beograd.

Të dy federatat si ajo shqitare dhe ajo serbe kanë kërkuar që të rishikohen ndëshkimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës dhe Apelit.  Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk ka bërë asnjë koment, ndërsa në njoftim shkruhet se çështjet do të gjykohen veçmas.

Kadare: Jemi komb europian, shqiptarët nuk kanë lidhje me terrorizmin

Postuar në 08 Janar, 2015 12:28

Në kulmin e debatit mbi kërcënimin e Europës nga terrorizmi, nisur edhe nga sulmet e fundit në Francë, shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili  ka vite që ndan jetën e tij mes Parisit e Tiranës shprehet se shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin. Në një koment  për Express në Kosovë , Kadare thotë  se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

Ambasadori francez në Tiranë: Nuk duhet të lidhim aktet terroriste me fenë, janë kriminelë pa nder dhe pa ligj

Postuar në 08 Janar, 2015 11:28

Në nder të viktimave nga sulmet terroriste në Paris në  ambientet e ambasadës franceze në Tiranë të premten dhe të hënën do të  vendoset edhe një libër ngushëllimesh, që do të jetë i hapur për mesazhet e qytetarëve shqiptarë.

Ndërkaq ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi teksa dënoi  aktet terroriste tha se sulmet që tronditën mbarë botën nuk kanë lidhje me fenë, por me disa vrasës e kriminelë pa nder dhe ligj.

Nigeri, Boko Haram merr qytetin e Bagas. BBC-ja flet për 2000 të vrarë, trupat e të cilëve janë rrugëve të qytetit

Postuar në 08 Janar, 2015 11:23

BBC-ja raporton se grupi islamik nigerian, mund të ketë kryer të mërkurën një tjetër krim të pashembullt. Duke iu referuar një zyrtari të qeverisë, rrjeti britanik, teksa njofton për rënien në duart e islamikëve, të qytetit verilindor të Bagas, flet për trupa njerëzish në rrugët e qytetit, të cilët mund të arrijnë në 2000. Një skenar që kujton Sirinë dhe që e shtrin rrezen e veprimit të ekstremistëve edhe në Afrikën Perëndimore.
s.z

Nuk mbaron me kaq historia e Qamil Zelës. Llalla shkarkon prokuroren që e la në paraburgim

Postuar në 08 Janar, 2015 10:21

Shtyrja e seancave gjyqësore për Qamil Zelën, 52-vjeçarin që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës i ka kushtuar detyrën prokurores së Lushnjës Merita Selimi. Ajo është shkarkuar nga detyra me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Zela u mbajt përrreth dy muaj në qelitë e paraburgimit të Rrogozhinës  për shkak të shtyrjes së seancave gjyqesore, si pasojë e mungesës së prokurores në shqyrtimin e çështjes. Shtyrja e seancave gjyqësore e la Zelën në qelitë e paraburgimit, ku edhe  kreu aktin e vetëvrasjes për shkak të depresionit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme