Një falenderim lamtumire nga Aleksandër Arvizu...

Postuar në 08 Janar, 2015 13:11

Largimin nga Shqipëria ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e ka shoqëruar me një koment të shkurtër ku shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve në këto vite të qëndrimit të tij në Shqipëri, kujtime që sipas tij do t’i mbeten gjatë në memorie.

“Të dashur miqtë e mi shqiptarë,

Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit. Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë. Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj. Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju”- shkruan Arvizu në fejsbuk.

Misioni diplomatik i Aleksandër Arvizut u përmbyll pas 4 vitesh qëndrimi në Tiranë, ku përjetoi ngjarje të shumta, mes të cilave protestën e  21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.