Ankimimet e Shqipërisë e Serbisë mbërrijnë në Lozanë. Gjykata e Arbitrazhit do t’i gjykojë veçmas

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka njoftuar se në këtë gjykatë kanë mbërritur ankimimet e Shipërisë dhe Serbisë për ndëshkimet e ngjarjeve të 14 tetorit në Beograd.
Të dy federatat si ajo shqitare dhe ajo serbe kanë kërkuar që të rishikohen ndëshkimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës dhe Apelit. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk ka bërë asnjë koment, ndërsa në njoftim shkruhet se çështjet do të gjykohen veçmas.
Të dy komisionet e UEFA-s vendosën t’i jepnin fitoren 3 – 0 në tavolinë Serbisë duke pretenduar se përfaqësuesja e Shqipëisë kishte refuzuar të riniste sfidën e ndërprerë për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë.
Nga a tjetër serbëve iu zbritën 3 pikë në klasifikim për shkak të orgaizimit të dobët. Federata Shqiptare e Futbollit në të gjitha rastet ka pretenduar vetëm fitoren në tavolinë duke e mbështetur në dhunën dhe racizimin e ushtuar nga lojtarëve shqiptarë.
l.m
Add new comment