Ambasadori francez në Tiranë: Nuk duhet të lidhim aktet terroriste me fenë, janë kriminelë pa nder dhe pa ligj

Në nder të viktimave nga sulmet terroriste në Paris në ambientet e ambasadës franceze në Tiranë të premten dhe të hënën do të vendoset edhe një libër ngushëllimesh, që do të jetë i hapur për mesazhet e qytetarëve shqiptarë.
Ndërkaq ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi teksa dënoi aktet terroriste tha se sulmet që tronditën mbarë botën nuk kanë lidhje me fenë, por me disa vrasës e kriminelë pa nder dhe ligj.
“Kundërshtoj fort të bëjmë ndonjë lidhje fetare me këtë krim. Ata janë vrasës, nuk janë as hebrenj, as katolikë, as myslimanë. Ata janë vrasës, janë kriminelë pa ligj dhe pa nder. ”
Në një konferencë për shtyp ai falenderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për solidaritetin e madh që treguan ndaj popullit francez, dhë u bëri thirrje shteteve europiane që të mësojnë nga shembulli i harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.
“Reagimi në Shqipëria ka qenë jashtëzakonisht i fortë. Kam marrë mesazhe të shumta solidariteti nga autoritetet e shtetit, nga trupi diplomatik. Dje në darkë kemi pasur një ceremoni përkujtimi të organizuar nga gazetarët shqiptarë”, - është shprehur Fitoussi.
Comments
shko thuaja Gilman Bakallit
<p>shko thuaja Gilman Bakallit</p>
Add new comment