Nuk mbaron me kaq historia e Qamil Zelës. Llalla shkarkon prokuroren që e la në paraburgim

Postuar në 08 Janar, 2015 10:21

Shtyrja e seancave gjyqësore për Qamil Zelën, 52-vjeçarin që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës i ka kushtuar detyrën prokurores së Lushnjës Merita Selimi. Ajo është shkarkuar nga detyra me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Zela u mbajt përrreth dy muaj në qelitë e paraburgimit të Rrogozhinës  për shkak të shtyrjes së seancave gjyqesore, si pasojë e mungesës së prokurores në shqyrtimin e çështjes. Shtyrja e seancave gjyqësore e la Zelën në qelitë e paraburgimit, ku edhe  kreu aktin e vetëvrasjes për shkak të depresionit.

Spas familjarëve Çela rezultonte debitor i energjisë në masën e 38 mijë lekëve të vjetra pasi kishte lidhur me sahatin e shtëpisë edhe një sallë lojrash internet dhe një lokal në pronësi të tij. Por OSHEE përgënjeshtroi peretndimin e familjarëve, duke thënë se Qamil Zela kishte 3.4 milionë lekë të papaguara.

Shkarkimi i Merita Selimit erdhi pas një ankese që familjarët  e Qamil Zelës bënë në adresë të kryeprokurorit Llalla për prokuroren e Lushnjes Merita Selimi. Veç shkarkimit të kësaj të fundit në disa nga prokuroritë e rretheve janë bërë lëvizje titullarësh.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.