Arkiv-Lajme
Sri Lanka, Maithripala Sirisena zgjidhet president. Ish-Ministri i Shëndetësisë ka mundur presidentin në ikje, Mahinda Rajapaksa
Presidenti në ikje i Sri Lanka-s, Mahinda Rajapaksa ka pranuar se është mundur në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të enjten. Pasuesi i tij do të jetë ish-Ministri i Shëndetësisë Maithripala Sirisena. Zëdhënësi i presidencës ka deklaruar se Rajapksa e pranoi votën e popullit dhe e la rezidencën zyrtare në Temple Trees.
Policia lokalizon 80 persona të kërkuar, aksion në të gjithë vendin
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, Policia e Shtetit ka nisur një operacion blic në qytetet kryesore të vendit me synim kapjen e elementëve kriminalë, kontrollet për armëmbajtje pa leje në automjete e lokale, si dhe verifikimin e disa prej personave me precedentë të mëparshëm penalë, por edhe për verifikime e kontrolle të rastësishme. Burime nga policia e shtetit bëjnë të ditur se deri më tani janë lokalizuar 80 persona të kërkuar për të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Shqiptari rekordmen i vijave të bardha. Vijëzon 1 km rrugë për 4 minuta në Itali, shndërrohet brenda ditës idhull i web
Për ta thyer paksa ngarkesën e ngjarjeve të sotme, lajmi në fjalë ka bërë xhiron në rrjetet sociale italiane. Kjo ishte edhe arsyeja pse Corriere.it i ka kushtuar një kënd të veçantë. Videoja e një shqiptari, punonjës i një firme për mirëmbajtjen e rrugëve në Itali ka marrë bum klikimesh në rrjetet sociale, për shpejtësinë dhe për saktësinë me të cilin ai arrin që të vijëzojë rrugët. 38-vjeçari shqiptar, Indrit Mema tregon se filmimi nisi si një shaka nga kolegu i tij. Por ka qenë pikërisht kjo video që e ka shndërruar atë në një idhull.
Policia franceze shpëton pengjet, vriten vëllezërit terroristë dhe pengmarrësi i marketit. Ndërkohë “Ansa” raporton 4 pengje të vrarë
Operacioni blic, vriten dy vëllezërit Kuashi, autorët e sulmit të redaksisë së “Charlie Hedbo” ku mbetën të vrarë 12 persona. Mediat franceze bëjnë me dije se ndërhyrja e policisë ka përfunduar me vrasjen e dy autorëve të masakrës të së mërkurës, ndërsa ka mbetur i vdekur edhe pengmarrësi i supermarketit në Dammartin në Paris. Ndërkaq policia franceze ka shpëtuar pengjet, por burime të “Ansa” njoftojnë se 4 mund të jetë numri i pengjeve të vrarë, ndërsa xhandarmëria e mohon këtë fakt. E paqartë ku mbeti Hayat Boumeddiene, e dashura e terroristit të vrarë Amedy Coulibaly.
Ambasadori Donald Lu prezantohet në shqip: Jam i angazhuar të mbështes vendin tuaj
Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri, nëpërmjet një videoje ka prezantuar veten dhe bashkëshorten e tij. Ai tregon në një shqipe të pastër për veten e tij, për familjen dhe vendlindjen e tij, si dhe tregon se çfarë pret të bëjë dhe të arrijë në Shqipëri. “Quhem Donald Lu dhe jam shumë i gëzuar që Presidenti Obama më ka zgjedhur mua si ambasador të SHBA-së në Shqipëri”, prezantohet ambasadori. “Si shumë amerikanë, edhe unë jam djali i një emigranti. Babai im erdhi në Amerikë nga Kina dhe ka punuar shumë për t’u dhënë fëmijëve të tij shanse që ai nuk i ka patur vetë.
“Ligjin për Gjykatën e Lartë është antikushtetues”. Presidenti Nishani e kthen në Kuvend
Presidenti Nishani ka kthyer sot ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë. Në këtë mënyrë shënohet një tjetër përplasje me mazhorancën. Nishani e ka cilësuar antikushtetues miratimin e këtij ligji vetëm me votat e mazhorancës. Presidenti sqaron se grupi i deputetëve propozues ka justifikuar propozimin për ndryshimet ligjore, me arsyen se objektivi për të normuar sa më saktë dhe ekuivoke këtë proces të rëndësishëm, rezulton të mos jetë përmbushur plotësisht dhe se konkretisht nga koha e miratimit të ligjit nr.
Ish ministri Petrit Vasili flet për video-skandalin në QSUT: Prokuroria shqiptare duhet t’i shkojë ngjarjes deri në fund, pa keqardhje
Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ftuar në studion e “News24” me gazetaren Ola Bruko, lidhur me video-skandalin në QSUT, tha se prokuroria duhet të tregohet e rreptë me rastin dhe të mos ndiejë keqardhje. Sipas tij kjo ngjarje nuk trondit sistemin e shëndetësisë. “Video-skandali është një ngjarje që trondit emocionalisht opinionin. Para se të flas për tronditjen e sistemit, duhet analizuar ngjarja dhe mënyra se si duhet bërë më mirë për sistemin. Prokuroria shqiptare duhet ti shkojë ngjarjes deri në fund, pa keqardhje, me rreptësinë e duhur.
PD bën me përgjegjësi Ramën. Ristani: Shullazi kërcënoi opozitën dhe Bashën. Reagon policia: Nuk kemi dijeni për kërcënimin, do vlerësojmë të dhënat
Arben Ristani tha sot në një konferencë për shtyp se Emiliano Shullazi ka kërcënuar opozitën dhe kryetarin e saj, z Lulzim Basha. Sipas Ristanit, përgjegjësia për këto kërcënime është e kryeministrit Edi Rama sepse sipas tij, Shullazi përfitoi nga lehtësirat që i bëri qeveria. “Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës”, tha nw qëndrimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Përhapen thashetheme për vdekjen e Fidel Castro, Wikileaks në Kubë: është “afër vdekjes”
Thashethemet e fundit për shëndetin e Fidel Castro flasin këtë të premte për vdekjen e liderit revolucionar kubanez. Pavarësisht një letre të publikuar nga media shtetërore, të afërmit e Kastros e mohojnë se ai është në prag të vdekjes. Faqet e mediave sociale dhe disa organizata të lajmeve kanë raportuar mbi akuzat e bëra nga një mjek venezuelas, se 86-vjeçari Fidel Kastro pësoi goditje masive duke rënë në koma.
Nazarko: Gazetarët paragjykohen si njerëz me potencial të kufizuar intelektual, ata që po shkruajnë libra historikë tregojnë të kundërtën
Një opinion të tijin, “Gazetarët si historianët, dobi apo dëm”, botuar në “Panorama”, analisti Mentor Nazarko e mbështet në atë që ai e quan “përfshirja e Blendi Fevziut, autorit të librit mbi Mbretin Zog në një replikë me kolegun Mustafa Nano”. Nazarko ngre pyetjen se çfarë cilësie kanë botimet e librave historikë, esetë shkruar prej gazetarëve apo komentatorëve më të rëndësishëm të vendit dhe sa ndikon në suksesin e tyre komercial mënyra e promovimit të këtyre librave?