Ambasadori Donald Lu prezantohet në shqip: Jam i angazhuar të mbështes vendin tuaj

Postuar në 09 Janar, 2015 09:23

Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri, nëpërmjet një videoje ka prezantuar veten dhe bashkëshorten e tij. Ai tregon në një shqipe të pastër për veten e tij, për familjen dhe vendlindjen e tij, si dhe tregon se çfarë pret të bëjë dhe të arrijë në Shqipëri. “Quhem Donald Lu dhe jam shumë i gëzuar që Presidenti Obama më ka zgjedhur mua si ambasador të SHBA-së në Shqipëri”, prezantohet ambasadori. “Si shumë amerikanë, edhe unë jam djali i një emigranti. Babai im erdhi në Amerikë nga Kina dhe ka punuar shumë për t’u dhënë fëmijëve të tij shanse që ai nuk i ka patur vetë. Ajo ishte ëndrra e tij amerikane”, rrëfen ai. “Unë, - vijon Lu, - e di që t’u sigurojmë një të ardhme më të mirë fëmijëve tanë është një ëndërr që si amerikanët dhe shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin. Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e insitucioneve demokratike. Ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”, thotë ambasadori Lu.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.