PD bën me përgjegjësi Ramën. Ristani: Shullazi kërcënoi opozitën dhe Bashën. Reagon policia: Nuk kemi dijeni për kërcënimin, do vlerësojmë të dhënat

Arben Ristani tha sot në një konferencë për shtyp se Emiliano Shullazi ka kërcënuar opozitën dhe kryetarin e saj, z Lulzim Basha. Sipas Ristanit, përgjegjësia për këto kërcënime është e kryeministrit Edi Rama sepse sipas tij, Shullazi përfitoi nga lehtësirat që i bëri qeveria. “Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës”, tha nw qëndrimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Menjëherë pas deklaratës së Ristanit ka reaguar Policia me një prononcim për mediat. Policia thekson se, nuk ka dijeni për kërcënime ndaj kreut të Partisë Demokratike z Lulzim Basha. Por gjithsesi, Policia shprehet se do të vlerësojë maksimalisht të dhënat pas deklaratës së Ristanit në media.
l.v
Add new comment