Arkiv-Lajme
Spitalet private në Shqipëri shtojnë të ardhurat, por biznesi është ende me humbje!
Në Shqipëri duket se tregu i spitaleve private, numri i të cilëve tashmë ka arritur 9, po funksionon fuqimisht dhe gjithnjë e më tepër. Ato po “tërheqin” pacientët e dikurshëm të spitaleve publike apo edhe ata që udhëtonin jashtë për të marrë atë shërbim, të cilin e marrin këtu, prej disa viteve. Megjithatë, përpos promovimit të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve humane, spitalet private mbeten “biznes” në shoqëri.
Papa Françesku në intervistë për “La Stampa”: “Kujdesi ndaj të varfërve nuk është komunizëm. Ka nevojë për etikë në ekonomi ”
Fjalët e tij për “varfërinë” dhe “drejtësinë sociale”, thirrjet e vazhdueshme për vëmendje ndaj nevojtarëve, kanë bërë që ai jo pak herë të kritikohet e të tërheqë rreth vetes etiketime si “marksist” apo “komunist”. Për të dëshmuar se si i përjeton këto dhe pse tema e varfërisë është tematika kryesore e mesazheve të tij, Papa Françesku ka folur në një intervistë ekskluzive për “vatikanistin” e të përditshmes italiane “La Stampa”. Duke i përgjigjur etiketimeve që i janë bërë, Papa shprehet se “të kesh kujdes për atë që është i varfër nuk është komunizëm por është Ungjill”.
2 mijë forca policore dhe 1350 forca ushtarake të angazhuara për sigurinë e liderëve që marshojnë sot në Paris
Liderët botërorë mblidhen sot në Paris në një marshim masiv në kryeqytetin francez për të dëshmuar unitet pas tre ditëve të terrorit ku 17 persona humbën jetën. Në këtë marshim pritet të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, ai italian Matteo Renzi etj. Për këtë marshim, nga Shqipëria do të jenë kryeministri Edi Rama dhe një grup gazetarësh.
Kabineti Qeveritar i Kosovës mbiquhet “kabineti kinez”, i dyti në rajon me 23 anëtarë
“Koha Ditore” shkruan se kabineti Qeveritar i Kosovës ka gjithsej 23 anëtarë. Shkaku i këtij numri të madh, jo pak analistë dhe oponentë politikë të partive në pushtet ironizojnë me të, duke e quajtur kabinet “kinez” – shprehje kjo që asocion mbipopullimin. Në rajon vetëm shteti maqedonas me 26 anëtarë ia kalon për nga numri Kabinetit Mustafa. Kabineti Qeveritar i Malit të Zi ka 22 anëtarë, ai i Shqipërisë 21 anëtarë, i Serbisë 19 anëtarë, ndërsa i Bosnjë-Hercegovinës 17 anëtarë.
Misioni vazhdon. Stafi i Charlie Hebdo zhvendoset në zyrat e gazetës “Liberation”
Gazetarët e mbijetuar të revistës satirike Charlie Hebdo do ta vazhdojnë misionin e tyre në zyrat e gazetës Liberation, e cila ka hapur dyert për stafin e revistës satirike. Solideriteti që kanë treguar kolegët e gazetës Liberation ka qenë jo pak emocionues për drejtuesit e revistës që kanë nisur përgatitjen e numrit të radhës. Në një shënim elektronik të gazetës Liberation përshkruhen orët e para të punës në këtë redaksi të stafit të Charlie Hebdo.
Ja kush janë dy porositësit e atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit. Policia jep dy emrat
Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga organizatorët dhe porositësit e atentatit ndaj Pajtim Serjanit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet. Ata janë Aurel Hoxhallari 38 vjeç dhe Amarildo Hoxhallari 25 vjeç, të cilët thuhet se janë arrestuar në zonën e Yzberishtit. Dy kushërinjtë Hoxhallari, lindur e banues në Tiranë dyshohet se kishin pajtuar Artur Bazen për të vrarë Pajtim Serjanin, mikun e Emiljano Shullazit.
Rrjeti energjetik është i viteve 1960-70’. Standardizimi kërkon kohë, me qirinj edhe për disa vite
Arsyeja që shumë zona të vendit mbetën pa energji elektrike gjatë festave të fundvitit, por edhe në ditët e ftohta të Janarit është se rrjeti nuk e përballon dot ngarkesën, pasi është i amortizuar. Të paktën kjo është pohuar zyrtarisht nga qeveria, e cila është vënë në qendër të kritikave nga opozita për kufizime të energjisë elektrike.
Tensioni ndërkombëtar/Siria përflitet se ndërton armë bërthamore. Gorbachev paralajmëron për luftë atomike në Ukrainë: “Gjermania e re do të ndërhyjë kudo”
Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se Bashar al-Assad ka bërë përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore. “DS” shkruan se gjurmimin dhe zbulimin në fjalë e kanë bërë izraelitët, të cilët madje kanë shkatërruar kompleksin Kibar në lindje të qytetit Deir al Zor. Kjo ka ndodhur në vitin 2007 dhe siç raportohet, regjimi sirian kishte thirrur për ndihmë ekspertë nga Korea e Veriut. Puna ka vijuar edhe më tej, në rajonin e Qusayr, pasi siç thuhet regjimi sirian posedon 50 tonë uranium natyral.
Kjo është 26 vjeçarja që akuzohet si ndërlidhëse e akteve terroriste në Francë
Hetimet mbi sulmin terrorist në revistën satirike Charli Hebdo dhe aktet që pasuan më pas deri në pengmarrjen e përgjakshme në supermarketin në Monpelje vërtetojnë se të gjithë autorët e këtyre masakrave kanë lidhje me njëri-tietrin dhe funksiononin si një celulë terroriste në Francë.
Kërkimet janë përqëndruar në gjetjen dhe arrestimin e 26-vjeçares Hayat Boumeddiene, e cila u mendua se ishte krah bashkëshortit të saj Amedy Coulibaly në pengmarrjen me 4 të vrarë në supermarket.
Shtimin e truprojave të Bashës e kërkoi shefi i shoqërimit. Garda i shton 1 truprojë
Kërkesa për të shtuar masat për sigurine fizike të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha pas denoncimit për kërcënimin ndaj tij nuk është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda siç u tha fillimisht, por nga shefi i shoqërimit të kreut të Partisë Demokratike.
Burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan zyrtarisht se krytarit të opozitës i është shtuar 1 truprojë nga Garda e Republikës.
Ja përgjigjia zyrtare e Ministrisë së Brendshme: