Arkiv-Lajme
Papa ambasadorëve: “Terrorizmi fundamentalist refuzon Perëndinë. Jehoni me forcë fjalën paqe”
Pas ngjarjeve të rënda që përfshinë Parisin por dhe vëmendjen e mbarë botës, Papa Francesco Bergoglio ka dhënë mesazhin e tij të fortë përpara Trupit Diplomatik të Akredituar, takim i mbajtur në Selinë e Shenjtë. Si vizitë-protokoll që i përket çdo fillim viti, Papa kërkoi vëmendje duke thënë se sulmet në Paris flasin për “implikime trishtuese”. Ai nuk la pa përmendur konfliktet në Irak dhe Siri si dhe u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të dënojnë “çdo interpretim fundamentalist dhe ekstremist të fesë”. Papa kritikoi gjithashtu kulturën individualiste që “refuzon” familjen.
Republika e një krimineli dhe e tre milionë engjëjve
GJERGJ FRASHËRI*
Revolucionet e botës arabe, një mendim që vlerëson se mekanizmi i përdorur për destabilizim na çon te Trocki
Qëkurse morën udhë, protestat dhe rebelimet e shumta në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, kryesisht në botën islame, janë interpretuar në shumë mënyra. Një aspekt i përbashkët është ndërthurja e mesazheve politike me dispozitivin teknologjik dhe mediat sociale; në planin ideologjik, është pranuar se shumë nga këto lëvizje i dhanë fund me dhunë nacionalizmit arab, për t’i hapur rrugë radikalizmit islamik, ose Islamit Politik si në Egjipt.
Bollano largohet, në krye të OMONIA-s zgjidhet Leonidha Papa, inxhinier
Duket se kreu i PBDNJ ka shtrirë ndikimin e tij edhe mbi organizatën OMONIA. Me 190 vota kundrejt 170 të rivalit, Leonidha Papa është zgjedhur dje kryetari i ri i OMONIA-s. Papa fitoi në balotazh kundrejt Vasil Kajos. Procesi i votimit, i cili nisi nga ora 10:00 dhe zgjati për 8 orë, është ndjekur edhe nga konsulli i Greqisë në Gjirokastër, Nikolla Kotrokoi. Papa, që cilësohet si krahu i djathtë i Vangjel Dules së PBDNJ-së, është me profesion inxhinier, ka studiuar në Greqi dhe është i biri i priftit të kishës ortodokse në Sarandë.
a.k
Skandali i sigurimeve, shteti do t’i konsiderojë 100 mln USD si borxh të brendshëm
Klasifikimi i borxhit 100 milionë dollarë që krijoi skandali i sigurimeve shoqërore, si detyrim i prapambetur, është një nga mënyrat që Qeveria po merr në konsideratë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar. Kjo shumë do bashkohet me borxhet e fshehura të shtetit si punë publike të papaguara, kontrata për furnizime mallrash, taksa të mbipaguara dhe pagesa shpronësimesh apo vendime gjykatash. Burime konfidenciale nga ministria e Financave thonë për TCh, se edhe borxhi i sigurimeve të papaguara, do të shuhet në këtë mënyrë, pasi të jetë kryer verifikimi i saktë i tyre.
a.k
Princi saudit bin Talal: “Çmimi i naftës nuk do të rritet më mbi 100$/barrelë”
Princi saudit, Alwaleed bin Talal, paralajmëron se çmimi i naftës nuk do të shkojë më mbi 100$/barrelë. Sipas tij, edhe nëse kërkesa do të rritet në të ardhmen, me këtë nivel furnizimi, çmimi do të rritet në krahasim me sa është aktualisht, por ai nuk do të shkojë më mbi 100$/barrelë. Sipas Talal, çmimi 100$ është artificial dhe nuk përputhet me kostot.
KQZ dhe zgjedhjet lokale, në krye mbetet Lefteri Luzi. Por mazhoranca kërkon shumicën
Duket se mazhoranca ka hequr dorë nga zëvendësimi i Kryetares aktuale të KQZ. Në këtë mënyrë, Lefterie Luzi do të drejtojë edhe zgjedhjet vendore të 2015-s dhe me shumë gjasa do të përfundojë mandatin e saj të plotë. Por fillimi i sesionit të ri parlamentar do të shënojë edhe rregullimin e situatës kaotike, ku KQZ prej prillit të 2013-s funksionon vetëm me 4 anëtarë.
Turqia: Boumeddiene ka qenë në Stamboll, një ditë pas sulmit në Paris shkoi në Siri
Femra më e kërkuar momentalisht në Francë, bashkëshorte e terroristit Amedy Coulibaly i cili vrau katër persona në pengmarrjen në një supermarket të Parisit, ka mbërritur në Turqi nga Madridi më 2 janar. Pra ajo nuk ka qenë e pranishme në ngjarje. Saktësimin e fundit e ka bërë ministri i jashtëm turk Çavusoglu, që ka deklaruar se Hayat Boumeddiene, më 2 janar ka qëndruar në një hotel në Stamboll dhe më 8 janar ka udhëtuar drejt Sirisë.
"Paralele” me Shqipërinë/Protesta në Kosovë; bëhet thirrje të mos paguhet energjia elektrike, sepse është shumë e shtrenjtë
Në Kosovë po protestohet për çmimin e energjisë elektrike. Protestën e organizon Klubi Politik i Studentëve dhe përmes saj apelohet për dy çështje: së pari bëhet thirrje që të mos paguhet energjia elektrike, sepse ka çmimin më të shtrenjtë në rajon, si dhe kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor. Së dyti kërkohet transparencë për pronarin e ri të operatorit të shpërndarjes(http://koha.net/?id=27&l=40468).
Testimi i mjekëve, kundërshton presidenti i Urdhrit të Mjekëve. Abazi: “Të largohen më parë drejtuesit”
Testimi i mjekëve dhe infermierëve, paralajmëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, kundërshtohet nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi. “Jemi kundër testimit të mjekëve. Para se të largohen mjekët duhet të largohen drejtuesit e tyre. Pasi janë drejtuesit ata që mbajnë në punë këta mjekë”, është shprehur ai në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”. Abazi shton se mjekët kanë diplomë dhe për rrjedhojë testimi i tyre është i pakuptimtë.