Arkiv-Lajme

Shkrimtari francez Houellebecq: Duhet të jemi “të papërgjegjshëm” në mënyrë që të mbrojmë lirinë e shprehjes

Postuar në 14 Janar, 2015 04:35

Shkrimtari francez, Houellebecq që ka shkruar librin e shumëdiskutueshëm me titullin “Nënshtrimi”, ku flitet për një Francë të islamizuar në vitin 2022, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane ‘Il Corriere della Sera”. Ka disa pohime interesante në këtë intervistë. “Unë ndihem gjithnjë i papërgjegjshëm, ndryshe nuk do të vijoja të shkruaja”, thotë ai në formë replikuese ndaj idesë së shumëkujt se “duhet të mbrojmë lirinë e shprehjes, por edhe duhet të jemi të përgjegjshëm”.

‘Charlie Hebdo’ rekord shitjesh, boshatisen stendat në Paris. U botuan 5 milion kopje.

Postuar në 14 Janar, 2015 03:35

Numri 1178 i “Charlie Hebdo” doli mëngjesin e sotëm në shitje i shtypur në 5 milionë kopje. Revista satirike franceze mbërriti nëpër stendat kryesore të shitjes së gazetave mëngjesin e së mërkurës, pikërisht një javë pas agresionit të terroristëve në zyrat e saj, duke lënë të vdekur 12 persona, mes të cilëve edhe karikaturistët më të shquar të saj. Kopertina e revistës është një ilustrim i Profetit Muhamed a.s të përlotur, i cili mban në duar një parullë “Unë jam Charlie”, të shoqëruar edhe me fjalët “Gjithçka është falur tashmë”.

Islami për “Panorama”: Dekriminalizimi, nisma ligjore e test droge për politikanët

Postuar në 14 Janar, 2015 03:22

Deputeti i opozitës, Kastriot Islami, në një shkrim analizë për gazetën “Panorama” për marrëveshjen me PE, që ktheu opozitën në Kuvend, argumenton mes të tjerash se si duhet bërë dekriminalizimi i Kuvendit. Sipas tij, përveç nismave ligjore, duhet bërë test droge për politikanët dhe gazetarët.

Protesta kundër Vuçiqit, kryeministri serb pritet në Shtërpcë me parullën: “Kërko falje dhe larg duart nga Republika e Kosovës”

Postuar në 14 Janar, 2015 03:05

Media kosovare “Koha.net” shkruan se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq viziton sot Kosovën. Sipas Beogradit, Vuçiq dhe delegacioni i tij, do t’i vizitojnë enklavat serbe me rastin e Vitit të Ri ortodoks. Sipas të njëjtit burim, nuk është planifikuar asnjë takim me udhëheqësit e Kosovës. Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prishtina e ka aprovuar vizitën e tij, të cilën ai e ka quajtur të natyrës “humanitare dhe fetare”. Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë pritet të vizitojë fshatin Pasjan të Gjilanit, Shtërpcën si dhe Graçanicën.

Arrestohet shqiptari në Greqi, bashkëpunëtor i terroristit Ksiros

Postuar në 14 Janar, 2015 02:45

“Balkanweb” bën me dije se policia greke ka vënë në pranga 2 bashkëpunëtorë të ngushtë të terroristit të njohur Kristodulos Ksiros, njëri prej të cilëve është një shqiptar. Sipas informacioneve të policisë, të cilave iu referohen mediat vendase, shqiptari 34 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, njihet me emrin ‘Theoharis’, dhe është ai, i cili kishte lëshuar me qira shtëpinë ku fshihej Ksiros gjatë arratisë së tij njëvjeçare nga burgu. I arrestuari tjetër është shtetas grek, 54 vjeç.

Atentatet ndezin debatin mbi ligjet e sigurisë në BE. Thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë

Postuar në 14 Janar, 2015 00:08

Atentatet e Parisit kanë nxitur debatet për ligje më të rrepta për sigurinë në BE. Si rrezik i veçantë konsiderohen të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku. “Deutsche Welle” shkruan se si pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, atë ato vitit 2004 në Madrid, në Londër në 2005 apo në vitin 2014 në Muzeun Hebre në Bruksel, çdo herë ka pasur thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë. Një nga kërkesat kryesore ishte dhe mbledhja rutinë, analiza dhe ruajtja e të dhënave personale, qoftë të telekomunikacionit, atyre bankare ose të dhënat e udhëtarëve.

Një ditë pas sulmit në "Charlie Hebdot" u kërcënua edhe "Le Canard Enchaine", e përjavshmja satirike kryesore në Francë

Postuar në 13 Janar, 2015 15:37

Një ditë pasi në Paris u sulmua "Charlie Hebdot", një tjetër kërcënim është kryer në adresë të satirikes më të madhe franceze, të përjavshmes "Le Canard Enchaine". Përmes një e-maili, persona të paidentifikuar shkruanin se "tani është radha juaj", apo se "do t'i copëtojmë gazetarët me sëpatë. Policia ka hapur hetime dhe ka shtuar mbikëqyrjen. "Le Canard Enchaine" është themeluar që në vitin 1915 dhe ka një tirazh prej 500 mijë kopjesh.
s.z

Kadare merr “çmimin e Jeruzalemit” për vitin 2015. Haaretz: “I dha shprehje lirisë njerëzore”

Postuar në 13 Janar, 2015 15:12

Shkrimtari Ismail Kadare ka fituar  Çmimin “Jeruzalemi” për 2015-n, i cili në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, muajin tjeter, do t’i dorëzohet nga Kryetari i komunës, Nir Barkat. Sipas gazetës Haaretz, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij. Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jeruzalemit: "Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji...

Kastro ka vdekur? Me sa duket jo. I dërgon letër Maradonës dhe i shkruan që “jam mirë”

Postuar në 13 Janar, 2015 13:40

U fol se Fidel Kastro ka vdekur, mirëpo sot një televizion në Amerikën Latine, ka përcjellë lajmin se ai është gjallë. Madje si për ta provuar këtë, i ka dërguar një letër ish-futbollistit argjentinas, Diego Armando Maradona, përmes së cilës shkruan se është mirë. “Jam shumë i lumtur qe marr vesh se ai është mirë”, tha Maradona për televizionin “Telesur”.
http://sputniknews.com/latam/20150113/1016856283.html
s.z

Familja Taçi shfaqet në mjediset e klubit të Parmës. Mediat: Po kontrollon llogaritë para finalizimit të blerjes

Postuar në 13 Janar, 2015 13:37

Anika Taçi, motra e biznesmenit shqiptar të naftës Rezart Taçi është pikasur nga mediat italiane në ambientet sportive të klubit të Parmës, Collecchio, ku duket se ka mbërritur për të analizuar dokumentacionin dhe për t’u kujdesur për bilancet dhe llogaritë. “Administrimi u është besuar njerëzve të biznesmenit të naftës,  që përmes të motrës po e merr në pronësi Parmën gradualisht”, shkruan La Gazzetta di Parma. Pasi të kenë analizuar llogaritë, njerëzit e Taçit pritet të japin dritën jeshile për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Parmës, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë tërheqje e papritur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme