Arkiv-Lajme
Provokimi i mediave të Beogradit: Skënderbeu është nga Serbia, emrin e ka Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç
Në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme, mediat serbe vazhdojnë t'i hedhin benzinë zjarrit duke krijuar një debat në lidhje me origjinën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Telegrafi” dhe “Kurir” shkruajnë se “Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç është nga Serbia”. Sipas tyre, origjina e tij nuk është e diskutueshme. “Shqiptarët e kanë kuptuar se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur.
Xhon Kerry viziton Parisin. Hollond thirrje të bashkëpunojnë për të gjetur përgjigjet pas atentateve terroriste
Xhon Kerry ka mbërritur në Paris. Presidenti francez Fransua Hollond i bëri thirrje sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerry të bashkëpunojnë për të gjetur përgjigjet e nevojshme pas atentateve terroriste që goditen Francën javën e shkuar. Ndërkaq Shefi i diplomacisë amerikane tha se vendi i tij ndaj dhimbjen me popullin francez pas këtyre ngjarjeve. Ai ka mbërritur në Paris në këtë vizite, pas një debati te forte qe mori shkas nga mungesa e një autoriteti të lartë amerikan ne marshimin e solidaritetit ne Paris, te djelën e shkuar.
Kolumbianët e drogës: Nuk i njohim drejtuesit, por shqiptarët na premtuan pagesa të majme
Pronarët shqiptarë të drogës kanë filluar të paguajnë mirë, aq sa mund të gjejnë punëtorë nga ccdo vend i botës, deri nga Kolumbia. “Panorama” shkruan sot se shtetasit kolumbianë, të arrestuar në ambientet e laboratorit të kokainës në Xibrakë, pretenduan se kanë ardhur në Shqipëri pas premtimeve për pagesa të majme. Burime të Prokurorisë pohuan për “Panorama” se gjatë marrjes së deklarimeve paraprake dy kolumbianët janë shprehur se qëllimi i ardhjes së tyre në Shqipëri ishte puna në laboratorin e drogës.
Shqiptarët në Maqedoni refuzohen në konkursin për policë, diskualifikohen 24 kandidatë
Një numër i konsiderueshëm i kandidatëve shqiptarë për policë në Maqedoni janë diskualifikuar nga konkursi i fundit. Agjensia “INA” bwn me dije se nga gjithsejtë 105 shqiptarë që parashihej të pranohen në konkursin për polic, pas trajnimit disa mujorë, pranohen vetëm 76 ndërsa 24 të tjerë nuk arrin t’i përmbushin kriteret e trajnimit. Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) Zemri Qamili ka theksuar për portalin 'Portalb' se nga 32 persona që nuk kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e pranimit janë 24 shqiptarë.
Dashamir Shehi kërkon ligje të reja për themelet e shtetit: Të rithemelojmë kushtetutën, të bëjmë Republikën e dytë
“Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë te re, si zgjidhje për shumë probleme nga të cilat vuan”. Për Dashamir Shehin një gjë e tillë nuk ka më asnjë dyshim. Idene që e mbron prej kohës, kreu i LZHK, e ka argumentuar në “Ora News” me kohën për ngritjen e republikës së Dytë. “Unë gjykoj që ka ardhur dita që edhe politikisht të bëjmë një diçka të re, një Kushtetutë të re, ta rithemelojmë. Të bëjmë Republikën e dytë. Këtu po na bie gjithë ngrehina dhe kjo punë nuk bëhet më me të arnuar. Pse të arnojmë ne një palë pantallona të vjetra, të blejmë një palë të reja”, tha Dashamir Shehi.
Numri dy i qeverisë, Stojanoviç, mohon deklaratat kundër Kosovës, i quan “momente populiste”
Stojanoviç mohon deklaratat kundër Kosovës, dhe i cilëson ato si “momente populiste” . Kur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i referohej Kosovës si “Metohi” dhe “Djep i Serbisë”, përveç ovacioneve të turmës kjo shoqërohej edhe me duartrokitje të zyrtarëve serbë që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. I rrëmbyer nga fryma nacionaliste dhe deklaratat kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, nuk u përmbajt as zëvendësministri nga Lista Serbe, Branislav Stojanoviç.
“Deutsche Welle”: Politika e BE ndaj refugjatëve: Secili në punën e vet, sistemi ka marrë fund
“Deutsche Welle” shkruan se kontrabandistët kanë zbuluar vazhdimisht mënyra të reja, për të sjellë njerëz në Evropë ndërsa BE është i pafuqishëm dhe i përçarë në reagimin e tij. Në vitin 2014 më shumë se 276.000 persona kanë hyrë ilegalisht në Europë. 140 përqind më shumë se një vit më parë, këto janë shifrat e Komisionit Europian. Dhe shumica më e madhe e këtyre njerëzve ka ardhur nga deti Mesdhe. Metoda e fundit e kontrabandistëve është dëshmuar sa mizore, aq edhe fitimëprurëse.
Samaras dhe Tsipras premtojnë rikthimin e pensioneve për minoritarët grekë në Shqipëri. Omonia mbështet qeverinë.
Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme në Greqi ka vënë në qendër të debatit politik edhe minoritetin grek në Shqipëri, pjesëtarët e të cilit gëzojnë shtetësinë shqiptare dhe greke. Në një takim që pati me përfaqësues të minoritetit grek në Igumenicë, kryeministri Antonis Samaras premtoi rikthimin e pensioneve për minoritarët, ndonëse ishte qeveria e tij ndërpreu dhënien e tyre për shkak të programit të kursimeve dhe masave shtrënguese.
Në rritje numri i personave që paraqiten në urgjencë për probleme që vijnë nga përdorimi i kokainës. Mes tyre, edhe politikanë “shumë të rëndësishëm”
Në “Opinion” është diskutuar sot për fabrikën e drogës, apo “misteri i Elbasanit” siç thuhej në titull. Përveç diskutimit për operacionin e fundit që çoi në pranga 8 persona, mes të cilëve 2 kolumbianë si dhe sekuestrimin e 100 kg kokainë, është folur edhe për efektet e kokainës. Dhe duhet thënë se këto efekte janë të njohura edhe për toksikologët shqiptarë, sa kohë që një prej tyre, Amarda Gashi, e ftuar në emision, ka theksuar se numri i personave që paraqiten në urgjencë si pasojë e përdorimit të kokainës, sa vjen dhe rritet.
Parakalimi i katër klerikëve frymëzon "Charlie Hebdo" për një karikaturë të re
Parakalimi krah për krah i 4 klerikëve shqiptarë në marshin e paqes në Paris ka zënë vend në brendësi të numrit të kësaj jave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo.
4 klerikët shqiptarë u solidarizuan me viktimat e sulmit të 7 janarit ndaj redaksisë së kësaj reviste me mbishkrimin “Je suis Charlie – Unë jam Charlie”.
Kjo karikaturë e këndshme shoqërohet edhe me diçiturën “Miqtë e rinj”. Parakalimi i 4 klerikëve, pjesë e delegacionit shqiptar në marshin e paqes së Parisit, ku morën pjesë 1.5 milion njerëz dhe 50 liderë botërorë u duartrokit nga të pranishmit.