Xhon Kerry viziton Parisin. Hollond thirrje të bashkëpunojnë për të gjetur përgjigjet pas atentateve terroriste

Postuar në 16 Janar, 2015 03:48

Xhon Kerry ka mbërritur në Paris. Presidenti francez Fransua Hollond i bëri thirrje sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerry të bashkëpunojnë për të gjetur përgjigjet e nevojshme pas atentateve terroriste që goditen Francën javën e shkuar. Ndërkaq Shefi i diplomacisë amerikane tha se vendi i tij ndaj dhimbjen me popullin francez pas këtyre ngjarjeve. Ai ka mbërritur në Paris në këtë vizite, pas një debati te forte qe mori shkas nga mungesa e një autoriteti të lartë amerikan ne marshimin e solidaritetit ne Paris, te djelën e shkuar. Kerri sqaroi gjate një takimi të shkurtër me homologun e tij, Fabius pas mbërritjes në Paris se nuk kishte pasur mundësi të ishte në këtë marshim për shkak të një udhëtimi zyrtar jashtë vendit.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.