Samaras dhe Tsipras premtojnë rikthimin e pensioneve për minoritarët grekë në Shqipëri. Omonia mbështet qeverinë.

Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme në Greqi ka vënë në qendër të debatit politik edhe minoritetin grek në Shqipëri, pjesëtarët e të cilit gëzojnë shtetësinë shqiptare dhe greke. Në një takim që pati me përfaqësues të minoritetit grek në Igumenicë, kryeministri Antonis Samaras premtoi rikthimin e pensioneve për minoritarët, ndonëse ishte qeveria e tij ndërpreu dhënien e tyre për shkak të programit të kursimeve dhe masave shtrënguese. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari I sapozgjedhur i OMONIA-s, Leonidha Papa, i cili shprehu hapur mbështetjen për Demokracinë e Re dhe kryeministrin Samaras.
Edhe kreu i të majtës Radikale në opozitë, Aleksis Tsipras kërkoi votën e minoritarëve me premtimin se nëse partia e tij do të ketë shumicën, do të kthejë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri.
l.m
Add new comment