Arkiv-Lajme

Koncesionet në Shëndetësi - Tritan Shehu: “Nga 500 mijë euro për shërbimin laboratorik, do të paguhen 10 milionë euro/vit”. Ministri: “Investimet i mbeten shtetit”

Postuar në 14 Janar, 2015 15:20

Në emisionin “Tonight” të drejtuar nga Ilva Tare në “Ora-News”, kanë qenë përballë në debat ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Ky i fundit ka kritikuar ndryshimet që ka prezantuar së fundmi qeveria, e cila parashikon dhënien me koncesion të disa shërbimeve edhe në sistemin shëndetësor, mes të cilave edhe shërbimi laboratorik. Dhe shifrat flasin vetë. “Në një vit në Shqipëri shtrohen 450 mijë pacientë që kryejnë analiza. Madje disa herë. Për këtë shërbim, aktualisht shteti paguan 500 mijë euro.

Kadare në “Le Monde”: “Europa e ka për detyrë të mbrohet. Për vete dhe për të gjithë”

Postuar në 14 Janar, 2015 13:23

Shkrimtari Ismail Kadare ka publikuar një reagim të vetin në gazetën “Le Monde” lidhur me atentatet në Paris. Shkrimi i tij është sjellë në shqip nga “Panorama” dhe mes të tjerash, Kadare, shkruan për ndjeshmërinë që përçon kjo ngjarje e rëndë edhe në Ballkan. “I përkas njerit prej popujve ballkanas, që e ka humbur dy herë Europën: në shekullin e XV dhe atë XX, në komunizëm. Mendoj se popujve që u ka rënë një fat i tillë, kanë një qasje të veçantë, tepër të ndjeshme, për atë që ndodhi, shkruan shkrimtari shqiptar.

Shënim: Me këto që na dëgjojnë veshët, nga mund të nisë vallë dekriminalizimi?

Postuar në 14 Janar, 2015 12:43

Para disa kohësh(javësh), partitë kryesore parlamentare arritën marrëveshjen që i dha fund bojkotit të opozitës. Kushti kryesor ishtë dakordësia për dekriminalizmin e parlamentit, çka nënkupton se në Parlament, ka njerëz që vijnë nga bota e krimit. Është pothuajse e sigurtë se askush nuk besoi se me këtë marrëveshje do të niste dekriminalizimi, pasi sipas gjasave, janë shumë të paktë në Shqipëri, ata që mendojnë se klasa politike shqiptare ka ndonjë grimë serioziteti. Apo lirie...Vijimësia e deklaratave dhe ngjarjeve e provojnë padobinë publike, edhe formale, të asaj marrëveshjeje.

Reforma territoriale, Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për mbajtjen e referendumeve në 103 njësi vendore

Postuar në 14 Janar, 2015 10:20

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin e referendumeve në 103 njësi vendore që kundërshtojnë hartën e re administrativo-territoriale, është rrëzuar sot nga Kolegji Zgjedhor. Përfaqësuesi socialist Koli Bele, kërkoi nga Kolegji që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për reformën territoriale, që e quan atë në përputhje me Kushtetutën. Kërkesa në Kolegj ishte depozituar nga Partia Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e KQZ-së. Reforma e re territoriale parashikon 61 njësi vendore nga 384 që funksiononin me ndarjen e vjetër.
s.z

Atentati i Parisit, a rrezikon sërish Europa me nacionalizmin? Mediat shkruajnë se pasojat po ndihen që tani

Postuar në 14 Janar, 2015 09:34

Ajo që ndodhi në Paris, shoqëruar me thirrjen për solidaritet, po krijon ndër të tjera probleme me natyrë politike që marrin në pyetje vetë sistemin e bashkëpunimit që ka instaluar Europa e Bashkuar. Bëhet fjalë për ringjalljen e nacionalizmit, me theks kundër emigracionit dhe kthimin e Europës europianëve. “Demonët që liderët europianë u përpoqën të frenonin pas 1945-ës, janë rikthyer.

Riprodhimi i kopertinës së “Charlie Hebdot”, reagon LISBA në Kosovë : “Po përçahet popullata vendore”

Postuar në 14 Janar, 2015 08:13

Lëvizja Islame Bashkohu, në Kosovë, ka dalë sot me një deklaratë, sipas së cilës, disa media po provokojëpnë me botimet e kopertinës së “Charlie Hebdot”. “Me këto publikime gazetat po përçajnë popullatën vendore, prandaj ne nuk jemi të befasuar se si gazetarët që i përkasin këtij vendi po bëjnë provokime që mund të nxisin urrejtje, pasi që ne e dimë shumë mirë që shumë nga mediet në Kosovë udhëhiqen nga qarqe të ndryshme kriminale që nuk ia duan të mirën vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

U duartrokit toleranca jonë fetare? Andi Bushati shkruan se “nuk u kuptua se klerikët ishin shqiptarë. U duartrokit bashkimi i disa specieve atipike”

Postuar në 14 Janar, 2015 06:53

Mediat përcollën thuajse të gjitha lajmin se parakalimi i klerikëve shqiptarë në Paris, në marshimin në nderim të viktimave të “Charlie Hebdot”, u duartrokit nga qytetarët e pranishëm. Kryeninistri i vendit, i pranishëm në këtë ceremoni, shpërndau madje përmes rrjetit “Facebook” një video duke i mëshuar kësaj ideje, e duke u vetëprezantuar ndoshta si person i interesuar që kjo shfaqje e klerikëve shqiptarë të lexohej edhe njëherë në botë si shprehi e tolerancës ndër shqiptarë. Në çdo rast ka diçka prej stisjeje në këtë realizim skenik, i “dëshmuar” edhe nga pjesëmarrës në këtë marshim.

Dorëhiqet pas 9 vjetësh në detyrë, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano

Postuar në 14 Janar, 2015 06:29

Giorgio Napolitano ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e Presidentit të Italisë. Letra e dorëheqjes është lexuar në Parlamentin italian dhe është shoqëruar me ovacione. Napolitano largohet nga detyra pas 9 vjetësh dhe deri në zgjedhjen e pasuesit të tij, detyrën e Presidentit do ta mbajë, kreu i Senatit, Piero Grasso.
s.z

INUK pezullon ndërtimet te Diga e Liqenit Artificial

Postuar në 14 Janar, 2015 06:23

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vendosur sot të zhbëjë dy vendime të kryetarit të Bashkisë së Tiranës që i hapnin rrugë ndërtimit në hapësiray afër Digës së Liqenit Artificial. “Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka urdhëruar sot dt 14.01.2015 ndërprerjen e punimeve të ndërtimit në rrugën “Kristo Luarasi” (Diga e Liqenit Artificial) me subjekt ndërtues “Gener 2” SH.P.K INUK konsideron nul dy vendime të kreut të bashkisë së Tiranës me nr 9967/7 dhe nr 9967/13. Ky vendim merret në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, njofton INUK.

Mesazhet e Vuçiç në Kosovë: “Kosova është djep i Serbisë. Bëni sa më shumë fëmijë dhe...mos shisni shtëpitë”

Postuar në 14 Janar, 2015 05:30

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar sot Kosovën bashkë me një ekipi ministrash. Vizita është cilësuar historike nga pala serbe dhe me këtë rast Vuçiç ka përuruar një maternitet në Pasjan, shoqëruar me një mesazh “historik”, teksa ka bërë thirrje që “serbët të bëjnë sa më shumë fëmijë”. Duke rimarrë apelin e vjetër nacionalist, duket se kryeministri serb ka përsëritur devizën e vjetër serbe: “Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme